Barka: PBDNJ majtas, nuk ka vendim kryesie

Nenkryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Kosta Barka, denoncon shpalljen nga Dule te braktisjes se koalicionit qeverises. Ai deklaron se u shperfill dhe vendimi i OMONIA-s dhe se kalimi te PS, po behet pa nje vendim te Kryesise se kesaj partie. Ne nje prononcim diten e djeshme per televizionin "Klan", vleresoi periudhen qe partia ku ai ben pjese, qendroi ne krah te Partise Demokratike. "Ka qene nje periudhe e rendesishme edhe per mua angazhimi ne kete mazhorance qeverisese", u shpreh nendrejtori i hipotekes. "Dua te shpreh konsideratat me te mira ne kete bashkepunim, per plotesimin e te gjitha kerkesave qe ka pasur PBDNJ, si ne sistemin e dikasterit qe une drejtoja, nje angazhim pra qe nga strukturat me te larta qeverisese e deri ne nivelet", deklaroi ish-ministri i Punes se Ceshtjeve Sociale dhe Emigracionit. Ai theksoi se ne vleresimin e bashkepunimit te deritanishem me Partine Demokratike, nje bashkeveprim shume i suksesshem, i efektshem, dhe duke respektuar njeri-tjetrin. Barka shprehet kunder daljes me koalicionin e kryesuar nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, po mendon se ky bashkepunim duhet te vazhdonte. "Ndoshta ligji elektoral, ndoshta interesat kane shtyre te organizohet ky mekanizem jo demokratik, por i stisur", u shpreh zyrtari i Partise se Bashkimit te Drejtave te Njeriut. Por levizja drejt gjirit te majte, eshte kritikuar ashper nga anetari i kryesise se PBDNJ, duke e cilesuar levizjen si nje tregues mosmirenjohjeje. "Ky per mua eshte nje tregues mosmirenjohjeje, i pamoralshem", theksoi ai. Sipas tij, jane plotesuar ne kete katervjecar nga mazhoranca qeverisese kerkesat si ne investime ashtu edhe ne plotesimin e detyrimeve te tjera. Duke hedhur drite mbi ate qe ndodhi ne mbledhjen dhe votimin e bere ne kryesine e OMONIAS, ish-ministri theksoi se u votua qe ne rast se nuk do te kishin nje bashkepunim me Partine Demokratike, do te dilnim si te pavarur. "Jane shtate vota per te dale te pavarur dhe pese vota per koalicione me parti te tjera", shprehet Barka. Gjithashtu, ne mbledhjen e zhvilluar dje te kryesise, sipas tij, nuk u respektua as vendimi i Keshillit te Kryesise se OMONIAS. "Qe eshte nje nga organizatat jo te fshehta dhe baze e PBDNJ-se. Ky per mua eshte nje tregues mosmirenjohjeje, i pamoralshem dhe jo ne interes te komuniteteve te cilat perfaqesojne kete parti", tha Barka. Sipas tij, sot eshte nje armate shume e madhe punonjesish, te cilet kane funksione ne kete dikaster, por edhe ne dikasteret e tjere. "Edhe ne organet drejtuese te PBDNJ-se, u shpreh vleresimi per mbeshtetjen qe ka dhene kryeministri Berisha dhe tolerimet maksimale qe ka bere ai edhe ndaj deputeteve te PBDNJ-se, qe ne shume raste nuk kane votuar pro ne Parlament. Une u largova edhe si minister asohere edhe per te plotesuar tekat e kryetarit", perfundoi Barka.