Fazllic, PS: Ja familja e vërtetë kryeminstrore
PS ka reaguar në lidhje me skandalin e fundit ku sërish rezulton e përfshirë familja kryeministrore. Brace tha se dokumentat e publikuara në media dëshmojnë qartë se kjo qeveri nuk po merr vendime bazuar në kushtetutë, por bazuar në interesat e saj.
TIRANE- PS ka reaguar rreth informacioneve të botuara sot në media se vajza e kryeministrit Argita Malltezi ka negociuar nëpërmjet studios së saj ligjore për të shitur pronat në Porto Romano të biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazllic. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace u shpreh sot se dokumentat e publikuara sot dëshmuan klientelizmat e qeverisë dhe përfitimet e paligjshme të familjes kryeministrore.
Dokumentat e publikuara sot ... dëshmojnë më së miri se vendimmarrja e qeverisë së Republikës së Shqipërisë nuk është më vendimarrje në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por është një vendimmarrje në përputhje me klientët e qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe përfitimet e paligjshme të familjes biologjike të kryeministrit dhe në konflikt të pastër interesi”, u shpreh Brace në godinën para kryeministrisë në një prononcim për mediat.
“Pikërisht masiviteti, përhapja dhe përfshirja në këtë listë të gjatë e fenomeneve negative, korruptive dhe të përfitimeve të paligjhme të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ka bërë që godina, para së cilës jemi sot, të mos jetë më selia e qeverisë së qytetarëve, por të jetë selia apo shtëpia e mëkatarëve”, konstatoi Brace.
Sipas PS-së, ajo që po rëndon sot e gjithë ditën shqiptarët, është pikërisht konflikti i interesit që dikton vendimmarrjen e qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Brace madje përngjasoi rastin e shitjes së tokave të Fazllic në Porto Romano me rastin e Gërdecit.
“Si në rastin e Gërdecit edhe në këtë rast, interesat që e detyrojnë qeverinë e Republikës së Shqipërisë të marrë vendime për ngritje termocentralesh apo burimesh të tjera energjitike, si dhe në këtë rast, në bregdetin e Porto Romanos, në bregdetin e Vlorës apo diku tjetër gjetkë, janë jo interesat e qytetrarëve, por interesat e ngushta familjare dhe përfitime të paligjshme”.
PS kosnideron se dokumentat e publikuara sot dëshmojnë gjithashtu edhe evazionin fiskal të buxhetit të shtetit. “Evazion i llahtarshëm që pastaj vazhdon të rëndojë edhe buxhetet familjare”. (d.b/BalkanWeb)