Nga Suedia, një libër për helmimet në Kosovë
Këto ditë doli nga shtypi, në gjuhën shqipe, libri i autorit suedez, Joran Wasenius, “Sëmundja mistike ”
Keto dite doli nga shtypi, ne gjuhen shqipe, libri “Sëmundja mistike”, e autorit suedez, Joran Wassenius. Libri u perkthye nga suedishtja ne gjuhen shqipe nga Hamit Gurguri, dhe u botua ne kuader te Shtepise Botuese “Shota” nga Gisloaved ne Suedi. Historiani suedez Wassenius, e publikoi kete liber pas 10 vitesh pune te palodhur hulumtuese dhe shkencore lidhur me helmimet e rinise shqiptare qe u bene ne pranveren e vitit 1990 ne Kosove, nga ana e pushtetit okupator dhe kriminal serb. Libri, fillimisht ne versionin suedez, u promovua ne Suedi kohe me pare dhe pat zgjuar interesim të jashtezakonisht te madh, sidomos tek bashkatdhetaret tane qe ndodhen atje. Wassenius intervistoi shume individ te cilet ishin ne forma te ndryshme te implikuar ne ngjarjet e dhembshme te pranveres se vitit 1990 ne Kosove.
Teza per helmimet e rinise shqiptare ne Kosove ne vitin 1990, te cilen e plason Wassenius ne kete liber, eshte e pakontestuar dhe shume bindese nga nje mori fakte shkencore te prezantuara. Autori pershkruan kete tragjedi te ndodhur ne Kosove me gjuhen dhe forcen e argumenteve , te percjellur dhe te ilustruar me shume foto autentike. Autori, ne kete liber gjithashtu rendesi dhe hapësire te veçantë i kushton simpoziumit qe u mbajt ne Zagreb, ne qershor te vitit 1990, enkas per kete qellim, me titull: “Kosova, sprove e ndergjegjes mjekesore”. Shpresohet qe kesaj radhe edhe kompetentet nga Qeveria e Kosoves, do te tregojne interesim dhe do te ndihmojne qe kjo veper kapitale te botohet sa me pare edhe ne gjuhen angleze. Kjo veper kapitale me interes kombetar eshte nje thesar per historine e re te shtetit te ri te Kosoves. Autori Wassenius, edhe pse ne moshe shume te shtyer, i ka kaluar te 80-at, arriti te perfundojë kete liber dhe t’i tregojë botes se ne pranveren e vitit 1990, ne Kosove, ndodhi nje ngjarje e llahtarshme, helmimi i rinise shqiptare, i shkaktuar nga pushteti okupator serb. Ky historian human suedez, thelle i prekur nga kjo tragjedi, ndriçoi nje periudhe shume te erret dhe te dhembshme te popullit shqiptare ne Kosove. Padyshim se bashku me kete te vertete edhe Wassenius hyri ne historine e re te shtetit te Kosoves. Promovimi i ketij libri me vlere shume te madhe, pritet te behet ne fillim te qershorit, e ku shpresohet te marrë pjese edhe vete autori Wassenius.
“Bota sot”