E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshkat, 50 raste te reja me tumor

Kanceri i veshkave eshte kthyer ne nje problem serioz per pacientet e shqiptar. Nga vit ne vit po konstatohet nje rritje e numrit te pacienteve te prekur nga kjo semundjeve, nderkohe qe faktor kryesor per shkaktimin eshte ai gjenetik. Shifrat jane bere publike gjate Kongresit qe po organizohet ne Tirane ku jane mbledhur 300 mjeke urologe nga Evropa Perendimore.

Semundja

Te pakten 50 operacione te reja ne vit regjistrohen ne repartin e Urologjise ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne Tirane. Shifra u be e ditur dje, nga shefi i klinikes se Urologjise ne QSUT, Mustafa Xhani, i cili theksoi se kanceri i veshkes ka nje rritje te dukshme vitet e fundit. "Ne sherbimin tone ne Qendren Spitalore Universitare 'Nene Tereza' ne Tirane jane shtuar me rreth 50 operacione ne vit", deklaroi doktor Xhani. Ne baze te te dhenave, rezulton se mosha me e prekshme eshte 40-60 vjec, por ka pasur dhe raste me mosha me te reja. Nderkohe, Xhani ka cilesuar si faktore kryesore te prekjes nga kanceri i veshkave ate gjenetik ka rolin e tij, por sipas tij ka dhe faktore te tjere determinues. Rreth 80 per qind e tumoreve te veshkes, jane karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet te kete lidhje me moshen, pasi haset teper rralle nen moshen 40 vjecare. Tumoret beninje te veshkave mund te rrine ne trup si te pademshem. Tumoret malinje shpesh jane ne stad te avancuar kur ne i zbulojme, e ne pergjithesi nuk i pergjigjen mire trajtimit mjekesor. Per kete arsye, veshka e semure zakonisht hiqet ne nje nefroektomi

Transplanti

Transplanti i pare i veshkave pritet te realizohet per here te pare ne Shqiperi ne muajin nentor, ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, ku eshte drejt perfundimit salla ku do te kryhet ky proces. Pavaresisht se ishte vendosur qe keto operacione te fillonin qe ne muajin maj, vonesat burokratike bene qe realizimi i tyre te shtyhej me 7 muaj. "Praktikisht salla akoma nuk ka mbaruar, shpresojme qe deri ne fund te muajit te mbaroje, dhe nga fillimi i nentorit te kryhen transplantet e para ne kliniken tone, ne bashkepunim dhe me partnere te klinikes se Barit, ne Itali", deklaroi dje, shefi i Urologjise. Pavaresisht kostove, edhe keto nderhyrje kirurgjikale do te jene falas per te gjithe pacientet, nderkohe qe ka filluar pergatitja per stafin qe do te realizoje keto operacione te veshtira. Lidhur me kete fakt, Xhani theksoi se "eshte nje staf i perbashket i nefrologeve, te drejtuar nga profesor Thereska dhe Kodra, dhe nga sherbimi i Urologjise, te seleksionuar ne baze te kritereve profesionale mjekesore". Sipas te dhenave zyrtare, mesohet se shifrat e te prekurve nga semundjet e veshkave ne vendin tone jane alarmante.

Problemet me veshkat, 1 ne 10 shqiptar

Semundjet e veshkave kane vene nen kthetra shqiptaret. Shifrat qe tregojne nivelin e semundshmerise ne vendin tone jane alarmante, pasi rezulton se nje ne dhjete persona mbi moshen 30 vjec ka probleme me veshkat. Ndonese sot nuk ka ende te dhena te sakta per numrin e te prekurve, qe nga shtatori i vitit te kaluar ka filluar te mbahet nje regjister kombetar per keta te semure. Sipas mjekeve nefrologe, megjithese kjo semundje avancon ngadale, pasojat qe mund te lene ne shendetin e njerezve jane te medha. Prandaj keshillohet parandalimi i tyre. "Semundjet e veshkave jane nga ato semundje kronike me te perhapura. Por e rendesishme eshte qe me mire te parandalosh ato sesa t'i mjekosh", shprehen mjeket specialiste. Nderkohe, te dhenat tregojne se ne vitin 2015, rreth 36 milione persona do te vdesin nga kjo semundje ne te gjithe boten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›