Akuzat e Del Pontes, prokurori serb takoi Ina Ramen
Libri i ish-kreut te akuzes se Hages, Karla del Pontes “Gjahu” u diskutua sot ne Tirane mes prokurorit serb Vladimir Vukcevic dhe kryeprokurores shqiptare Ina Rama. Libri i Del Pontes hedh akuza të rënda mbi shqiptarët për krime ndaj serbëve
TIRANE-Prokurori serb i krimeve te luftes Vladimir Vukcevic ka mbërritur në Shqipëri për të diskutuar me prokuroret shqiptarë cështjen e trafikut të organeve, akuza këto të ngritura në librin e Karla Del Pontes. Vukcevic eshte takuar me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Takimi dhe vizita e tij është ndërmjetësuar nga zyra e ambasadës amerikane në Beograd. Prokurori serb shoqërohet dhe nga asistentë të tij gjatë kësaj vizite. Vizita e tyre është pjesë e investigimit të nisur në muajin mars për akuzat e ish- kryeprokurores se Hagës Del Ponte ne librin e saj ‘Gjuetia’, sipas te ciles serbët e Kosovës janë rrembyer dhe jane derguar ne Shqiperi ku jane vrare e u jane shitur organet ne zonën e Burrelit. Deri tani autoritetet shqiptare i kane hedhur poshtë këto akuza si të pavërteta. Sipas tyre nuk ëhstë gjetur asnjë provë që dëshmon faktet e supozuara nga Karla del Ponte në librin e saj.
(d.b/News24/BalkanWeb)