PS: Berisha gati serinë e ligjeve anti-drejtësi
Kryetarit i Komisionit te Ligjeve në PS, Ylli Manjani doli sot në një konferencë për shtyp në selinë e PS ku shprehu shqetësimin se projektligjet e qeverisë ne kuader te reformës në drejtësi, cënojne autonominë e këtij sistemi.
TIRANE-Partia Socialiste denoncoi sot paketën e reformes në drejtësi si anti-kushtetuese. Kryetarit i Komisionit te Ligjeve në PS, Ylli Manjani doli sot në një konferencë për shtyp në selinë e PS ku shprehu shqetësimin se projektligjet e qeverisë ne kuader te reformës në drejtësi, cënojne autonominë e këtij sistemi.
“Qeveria e Sali Berishës ka hartuar një numër projektligjesh anti-shtet, anti reformë e anti-demokraci ndaj drejtësisë në këtë vend. Projektligji për Administatën Gjyqësore, Projektligji për Noterinë, Projektligji për Avokatinë, Projektligji për Përmbarimin, dhe Projektligji për Prokurorinë ( që vazhdon të jetë sekret shtetëror), janë nismat më të errëta që ka njohur sistemi i drejtësisë që nga koha e komunizmit”, tha Manjani.
Sipas PS, veprimet e Berishës justifikohen dukshëm. “Tashmë për cdo shqiptar është e qartë se Sali Berisha ka vetëm një hall: Si të mbrohet nga akuzat që i vijnë nga Drejtësisa. Kryeministri ka zgjedhur të marrë peng shtetin ligjor, edhe këto pak muaj që kanë ngelur, dhe me këtë shtet të marrë peng të sulmojë drejtësinë”, tha mes të tjerash Manjani.
Selia rozë madje e akuzon Berishën s epo pengon drejtësinë të punojë sipas ligjit. Në këtë konteks, Manjani solli në vëmendje rastin Fazllic.
“Të gjithë pamë se si dritën për diell policia e Sali Berishës ndaloi Prokurorinë të bëjën detyrën e saj ligjore, në vënd që të ndalonte Fazllicin”.
PS angazhohet të ndalë Berishën që sic thekson Manjani nëpërmjet nismave të tij ligjorë po përpiqet të pengojë drejtësinë në punën e saj apo të mbulojë dështimet në luftën kundër korrupsionit.
Për këtë PS premtoi se do mbështesë cdo përpjekje të Prokurorisë, gjykatave, Noterëve, avokatëve dhe gjithë komunitetit të juristëve për të mbrojtur pavarësinë kushtetuese të pushtetit juridik në Republikën e Shqipërisë.
(d.b/BalkanWeb)