Mbërrin në Kuvend, p/ligj për mosshlyerjen e kredive
Sipas projektit të ri që ka nisur të diskutohet në Komisionin e Ligjeve, nëse debitori nuk arrin dot të shlyejë borxhin e marrë atëherë atij i merret prona e lënë peng, vetëm 3 ditë pas vendimit të Gjykatës.
TIRANE- Në kulmin e krizës ekonomike që ka prekur botën, qeveria shqiptare ka sjellë në Kuvend një projektligj për miratim i cili duhet të zgjidhë problemet, që bankat shqiptare hasin për të sekuestruar pronat e vëna si garanci, kur kreditori nuk është në gjendje të paguaj kredinë.
Sipas projektit të ri që ka nisur të diskutohet në Komisionin e Ligjeve, nëse debitori nuk arrin dot të shlyej borxhin e marrë, atëherë atij i merret prona e lënë peng vetëm tre ditë pas vendimit të Gjykatës, i cili gjithashtu duhet të zhvillojë procesin gjyqësor brenda një jave.
Projekti pritet të shmang zgjatjen pa fund të procedurave që në shumë raste e bëjnë pothuajse të pamundur që bankat të arkëtojnë paratë për kredinë e humbur.
Drafti i ri, i jep të drejtën bankave që ta shesin atë me çdo çmim, mjafton që vlera të kompensojë kredinë e pakthyer, një gjë që me ligjin në fuqi ka qenë e pamundur.
Ligji i jep fund edhe ngërçit që krijon ndryshimi i vendbanimit të debitorëve duke vazhduar procedurën edhe kur nuk ka mundësi njoftimi në këtë rast banka që ka dhënë kredinë vendos shpalljen e sekuestros vetëm në dyert e Gjykatës dhe tre ditë pas kësaj, ka të drejte të kryej ekzekutimin e pronës.
Projektligji i ri për kodin civil pritet të zgjidhë problemet e kredive të pakthyera në bankat shqiptare dhe të shkurtojë gjithashtu procedurat për ekzekutimin e sekuestros.
(a.r/news24/balkanweb)