Integriteti dhe profesionalizmi i juristeve kontribuojne ne forcimin e shtetit te se drejtes
05/10/2010Presidenti Topi pret kryetarin e Gjykates se Larte te Malit te Zi
Medenica Institucionet e drejtesise se dy vendeve ndajne sfida dhe objektiva te perbashketa
Presidenti i Republikes gjate takimit qe zhvilloi me kryetarin e Gjykates se Larte te Malit te Zi Vesna Medenica nenvizoi rendesine e integritetit dhe profesionalizmit te juristeve te cilet duke kryer detyren e tyre ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi kontribuojne dukshem ne forcimin e shtetit te se drejtes dhe rritjen e imazhit dhe besueshmerise se sistemit gjyqesor ne interes te qytetareve shqiptare. Medenica dhe delegacioni qe e shoqeron ndodhen ne vendin tone per nje viziten zyrtare dyditore. Te pranishem ne kete takim ishin edhe Ambasadori i Malit te Zi ne vendin tone Zheljko Perovic si dhe kryetarja e Gjykates se Larte te Shqiperise Shpresa Becaj. Pasi i uroi Medenices mireseardhjen ne Shqiperi Presidenti Topi pershkroi punen e bere dhe reformat e ndermarra ne sistemin gjyqesor me qellim konsolidimin e shtetit te se drejtes dhe arritjen e plote te pavaresise dhe paanshmerise se pushtetit gjyqesor dhe institucioneve te tij. Ai gjithashtu i vleresoi si te shkelqyera marredheniet dypaleshe te dy vendeve mike dhe fqinje si dhe nivelin e larte te dialogut politik duke vene ne pah faktin se vendet dhe popujt tane jane orientuar teresisht drejt integrimit ne gjirin e familjes se madhe evropiane. Dy gjykatat e larta te vendeve respektive drejtohen nga dy zonja juriste me pervoje te gjate e te suksesshme dhe profesioniste te denja ne fushen e tyre. Nga ana e saj kryetarja e Gjykates se Larte te Malit te Zi Medenica edhe ne emer te delegacionit qe e shoqeron shprehu kenaqesine e vecante te ketij takimi dhe garantoi perkushtim maksimal ne drejtim te forcimit te sistemit te drejtesise dhe te institucioneve te tij. Ajo theksoi se mbeten shume te rendesishme vijimi i vizitave te ndersjella mes drejtueseve te institucioneve homologe te drejtesise dhe shkembimi e ndarja e vazhdueshme e pervojave pozitive sepse institucionet e drejtesise se dy vendeve ndajne shume sfida dhe objektiva te perbashketa mbi bazen e te cilave bashkepunimi do te vazhdoje te forcohet me tej.