Fazllic u mbajt i fshehte para krereve te sigurise

Ish-shefi i Kapitanerise se Portit te Durresit, njekohesisht edhe nenkryetar i PDK-se, Vladimir Beja, i pranishem ne takimin mister mes ministrave te kabinetit "Berisha", keshilltarit te Kryeministrit per çeshtjet e sigurise, Tom Rixh, dhe biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazllic, tregon per "Shqip" detajet e takimit 20-minutesh.
Sipas Bejes, takimi i marsit te vitit 2006 ishte formal dhe nga delegacioni i huaj eshte prezantuar vetem Tom Rixh, nderkohe qe per pjesen tjeter te delegacionit nuk jane dhene sqarime.
"Damir Fazllic ishte aty, por nuk na e prezantoi njeri. Madje ai as nuk ka folur fare gjate takimit qe zgjati shume pak, vetem 20 minuta", u shpreh Vladimir Beja, i cili ne detyren e ish-shefit te Kapitanerise se Portit te Durresit u be protagonist i ketij takimi.
Beja theksoi se do te flase ne nje moment tjeter per me shume detaje rreth takimit, sesi e njeh ai Damir Fazllic. Pas publikimit te fotografive te takimeve te Fazllic ne Tirane, kane filluar te flasin protagonistet e politikes shqiptare, te perfshira ne keto foto.
Beja thekson se, pas perfundimit te takimit, delegacioni shqiptar eshte nisur per ne drejtim tjeter, ndoshta ne seline e Kryeministrise. Kjo tregon se Fazllic vizitonte here pas here "mikun" e tij te vjeter, Sali Berishen ne zyren e tij.
Pavaresisht se Rixh ende nuk ishte bere keshilltar i Berishes, ai ka mundur te vendose ne rresht ministrat e kabinetit qeveritar, duke i ulur ne nje tavoline me njeriun me te perfolur ne Bosnje ditet e fundit. Jo vetem kaq, por i gjithe "misteri" qendron ne faktin qe identiteti i Damir Fazllic eshte mbajtur i fshehte.