E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria bllokon pronat e boshnjakut

Prokuroria bllokon te gjitha pronat e kompanise se Damir Fazllic ne Durres, duke frenuar keshtu dhe vazhdimesine e zbatimit te projektit anti-mjedisor per ngritjen e termocentralit me qymyr.

Nisja e hetimeve ndaj serbo-boshnjakut me te perfolur per aferat e tij dhe dyshimet per pastrim parash ne Shqiperi, kane sjelle bllokimin e menjehershem te pasurive te patundshme, qe jane ne emer te kompanise "Crown Acquisitions".

Lajmi eshte bere i ditur per gazeten "Shqip" nga burime te besuara prane Prokurorise dhe Zyres se Pasurive te Paluajtshme ne Durres. Dokumentet e pronesise jane bllokuar ne cilesine e provave materiale per hetimet qe kane nisur mbi Fazllic dhe bizneset e tij.

E gjithe pasuria e Fazllic ne pjesen veriore te Durresit, atje ku Kryeministri Berisha ka deklaruar se do te ndertohet Parku Energjetik, eshte nje siperfaqe e konsiderueshme toke e regjistruar dhe njohur zyrtarisht ne emer te firmes.

Qe nga dita e enjte, pronat ne hipoteken e Durresit te Fazllicit jane bllokuar dhe me to nuk mund te kryhet asnje lloj veprimi, deri ne perfundim te hetimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›