Fazlliç:Mora në dorë aktet e prokurorisë

Biznesmeni serbo Boshnjak Damir Fazlliç ka qëndruar sot në Prokurorinë e Përgjithshme për rreth dy orë ku është marrë në pyetje nga organet e hetimit. Ai ishte i shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj ku është njohur me të gjitha dokumentet e akuzës, që Prokuroria ka ngritur ndaj tij. "Mora në dorë aktet e prokurorisë së Tiranës dhe nuk kam asgjë tjetër për të shtuar"- deklaroi Fazliç, pak çaste që la Prokurorinë. Edhe një ditë më parë, Damir Fazlliv u pyet për më shumë se dy orë nga prokurorët e çështjes në ambientet e Prokurorisë së Tiranës. Fazlliç deklaroi për gazetarët se ndodhej në Tiranë për të respektuar institucionet shqiptare, dhe për këtë i ishte përgjigjur edhe pozitivisht kërkesës së prokurorisë për të dëshmuar.