E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federal Reserve: Kriza edhe ne 2009

Kriza financiare globale do te frenoje ekonomine amerikane edhe ne 2009-en. Kokluzioni eshte nxjerre nga kreu i Federal Reserve, Ben Bernanke.

Por ai theksoi se nderhyrja e paprecedent qe mori Departamenti amerikan i Thesarit dhe FED eshte bere ne kohe per te parandaluar demtimet e pariparueshme tek institucionet financiare.

Bernanke ne nje takim me lideret amerikane te biznesit, beri te ditur se FED ka pergatitur nje program per te ndihmuar ne kohe sa me te shkurter bizneset. Por ne Nju Jork, keto deklarata nuk paten reflektimin e duhur.

“Dow Jones” u mbyll me nje humbje prej 500 pikesh, “Nasdaq” dhe “S&P 500” pesuan te njejten renie me 5.75 perqind.

Nderhyrja e fundit e FED erdhi pas miratimit te planit financiar te shpetimit prej 700 miliarde dollaresh.

Ne kete program, Departamenti i Thesarit parashikon te marre asetet e lekundura nga bankat dhe institucionet financiare ne perpjekje per t’i nxjerre ato nga kriza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›