E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Me shume trupa ne Afganistan

Gjermania ka rene dakord me zgjatjen e pranise dhe rritjen e numrit te trupave te saj ne Afganistan. Sipas kancelares gjermane Angela Merkel, 1 mije ushtarake shtese do te shkojne ne keto zona, gje qe ka shkaktuar debate te shumta ne parlament.

Berlini eshte perballur me presion nga ana e aleateve per te shtuar numrin e trupave dhe per t'i zhvendosur trupat ne jug ku jane perqendruar talebanet.

Por, misioni nuk ka mbeshtetjen e shtetasve gjermane dhe ka sjelle ndarjen e te majtes para zgjedhjeve elektorale te vitit te ardhshem.

Gjermania mund te dergoje deri 3 500 trupa ne Afganistan, si pjese e forcave te NATO-s, qe aktualisht ka mbi 50 mije trupa ne vend. Nga 976 trupat e vdekur te NATO-s, Gjermania ka humbur 28 ushtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›