Kriza, Obama fajeson Bushin

Sentori Illinoisit akuzoi Bush dhe McCain per krizen, duke deklaruar se presidenti amerikan ka punuar duke mos marre parasysh rregullat. Ai propozoi 5 perqind taksa me pak per klasen e mesme kur foli per masat qe do te marre nese fiton zgjedhjet.
Nderkohe McCain premtoi uljen e taksave dhe shpenzimeve te Uashingtonit, per nxjerrjen e vendit nga kriza. “Duhet t’u kthejme besimin qytetareve amerikane, duhet ta kthejme ekonomine tone ne origjine”, eshte shprehur McCain.
Duke folur per kreun e ardhshem te Departamentit te Thesarit, McCain ka permendur dy nga mbeshtetesit e tij, Warren Buffett dhe Meg Whitman. Pro Buffett, eshte shprehur edhe Obama i cili e konsideroi si “nje zgjidhje shume e mire”.
I pyetur se kush do te jete perparesia mes kujdesit shendetesor, energjise dhe arsimit, McCain deklaroi se do te punoje per te treja njekohesisht per vete rendesine qe keta sektore kane per shtetasit amerikane. Ndersa per Obamen ceshtja me e nxehte qe duhet zgjidhur sa me pare eshte ajo energjetike.
“Me energjine duhet te merremi sot. Kjo eshte e rendesishme edhe per sigurine kombetare, duke u cliruar nga varesia e importit te naftes. Me pas vijne kujdesi shendetesor dhe arsimi”, theksoi Obama.
Kandidati republikan sulmoi rivalin e tij ne lidhje me politiken per taksat. “Nuk jam pro uljes se taksave per sistemin shendetesor”, theksoi McCain.
Gjate pyetjeve per politiken e jashtme, Obama tha se eshte e rendesishme per sigurine kombetare te SHBA-ve qe te eleminohet Bin Laden. Ai theksoi se lufta ndaj al Kaedes duhet bere patjeter, edhe nese qeveria pakistaneze nuk ka vullnetin per ta bere kete.
“Kemi nje situate te veshtire ne Pakistan... S’duhet te bejme kontrata shumemiliardshe me qeverine pakistaneze, nderkohe qe ata bejne marreveshje me talebanet. Ne duhet te vrasim Bin Laden, kjo eshte perparesia jone e politikes se jashtme... Nese Pakistani eshte i pavullnetshem per te luftuar Bin Laden, atehere duhet ta bejme ne kete gje”, tha Obama.
Ndersa McCain theksoi se luftimi i al Kaedes duhet bere me marreveshjen e qeverise pakistaneze. “Nuk mund te sulmohet nje vend tjeter. Duhet te arrijme marreveshje me qeverine paksitaneze ne menyre qe te perfitojme besimin e njerezve atje dhe te luftojme al Kaeden... Edhe une do ta kap patjeter (Bin Laden), por jo ne ate menyre si Obama. Ne kemi disa mosmarreveshje themelore ne menyren e perdorimit te forcave ushtarake”, pohoi McCain.
Te dy kandidatet jane shprehur per terheqjen e trupave nga Iraku dhe shtimin e tyre ne Afganistan, ku dhuna kohet e fundit ka ardhur ne rritje.
Ne lidhje me marredheniet me Rusine, pas sulmit ne Gjeorgji, McCain theksoi se nuk do te kete nje perseritje te Luftes se Ftohte. “Nuk do te kete nje lufte te ftohte me Rusine. Por sjellja e saj nuk eshte e duhura per nje shtet te fuqishem”. “Moska eshte sjelle shume ashper me Gjeorgjine dhe ne duhet t’i tregojme se ka penalitete per te tilla sjellje. Ne duhet te shtojme presionin nderkombetar dhe do te perdorim mjetet ekonomike se bashku me aleatet tane ne Evrope. Por nuk duhet te kete nje lufte tjeter te ftohte”, theksoi kandidati republikan.
Ndersa per Obamen “energjia do te jete celesi per te trajtuar ceshtjen me Rusine”. “Nese ne do te forcojme ekonomine duke pire naften e tyre, atehere do kontribuojme ne sjelljen e tyre ne bote”, tha Obama.
Izraeli ka qene nje nder ceshtjet e diskutuara ne debatin e sotem. McCain tha se SHBA “s’do te prese miratimin e OKB-se per te mbrojtur Izraelin nga Irani”. “Teherani me armen berthamore perben rrezik per te gjithe rajonin”, tha ai. “Obama thote se do te negocioje me ta pa kushte, si mund te behet kjo?! Une mendoj se sanksionet e rrepta per rregullimin e sjelljes se tyre jane nje metode qe mund te perdoret ndaj Iranit. Ne nuk mund t’i lejojme vetes nje holokaust te dyte”, pohoi McCain.
Ndersa Obama i meshoi idese se tij per perpjekje diplomatike per zgjidhjen e ceshtjes berthamore iraniane. “Nuk mund te lejojme nje Iran me arme berthamore. Njekohesisht do te cenonte Izraelin, nje nder aleatet tane me te forte ne bote”, tha Obama.
“Do te perdorim te gjitha instrumentat ne favorin tone per te gjetur nje zgjidhje... Kam thene se duhet te punojme me shume ne rrugen diplomatike. Duhet te bejme bisedime te drejtperdrejta jo vetem me miqte tane, por edhe me armiqte duke ia bere te ditur pozicionin tone”, pohoi senatori i Illinoisit.
Edhe ne kete debat kandidati republikan per Shtepine e Bardhe, McCain shprehu mbeshtetjen e tij per Kosoven. Ai theksoi se ka qene nder te paret qe kane qene pro nderhyrjes ushtarake te SHBA-ve kunder Serbise.
Barak Obama dhe John McCain iu pergjigjen pyetjeve te te ftuareve ne salle dhe atyre qe vinin nga interneti.
Sondazhi i Reuters/ZOGBI dhe CBS, perpara debatit, tregon ne avantazh kandidatin demokrat Barack Obama me 4 pike ndaj kundershtarit republikan. Nje tjeter sondazh, ai i CNN tregon gjithashtu kryesues Obamen.
Debati i dyte televiziv mes kandidateve u zhvillua ne Universitetin Belmont te Neshvill ne Tenesi. Perballja e trete dhe e fundit televizive mes kandidateve per presidencen e Shteteve te Bashkuara do te zhvillohet me 15 tetor, ne Universitetin Hostra ne Hempsted te Nju Jorkut.