Federata Shqiptare e Futbollit ka peruruar zyrat e rikonstruktuara te saj

Pasi u ngushtua për disa muaj në disa ambiente të vegjël, ndonëse të përkohshëm, më në fund iu gëzua shtëpisë së re që ndoshta i afrohet pak shprehjes së filmit shqiptar “plot me dritë, plot me ngrohtësi”.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka ftuar dje bashkësinë e futbollit, por edhe të sporteve të tjerë në përurimin e zyrave të zgjeruara dhe të rikonstruktuara të saj, në të njëjtën ndërtesë, ngjitur me ambasadën amerikane në Tiranë.
Presidenti Duka, ishte mikpritësi duke qenë titullari më i lartë në FSHF dhe bëri përshëndetjen e tij si dhe tregoi punën që është bërë.
Nëntë vitet e fundit kanë njohur spostime të ndryshme të selisë së FSHF-së, nga stadiumi “Qemal Stafa”, në hotelin “Internacional” dhe pastaj në selinë e sotme, por tashmë të zgjeruar.
Shtimi i sektorëve dhe i punonjësve e bëri të domosdoshme këtë gjë, ndonëse dëshira mund të kishte qenë për të kaluar në një shtëpi tjetër.