E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federata e Mundjes Biba presidenti i ri

Asambleja

Martin Biba emerohet presidenti i ri i Federates Shqiptare te Mundjes. Ashtu sic parashikohej edhe perpara zhvillimit te Asamblese ai mposhti pa asnje veshtiresi konkurrencen e Ilirjan Petreles duke regjistruar nje fitore unanime. Ne fakt Biba ka marre votebesimin e 13 klubeve pjesemarrese ne Asamble dhe behet ne kete menyre pasues i Alban Zenelit i cili dha doreheqjen nga posti i kreut te FSHM-se. Tashme pritet vetem vendimi i Ministrise se Sporteve per te njohur apo jo keto zgjedhje. Kjo per faktin se ky sport vazhdon te funksionoje me struktura paralele. Ne fakt mundja shqiptare vazhdon te kete dy federata ku njera qe mbeshtetet nga dy klube te cilat nuk moren pjese ne keto zgjedhje drejtohet nga Viron Bezhani dhe gezon mbeshtetjen e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar KOKSH.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›