Tirana drejt Kajserispor për kualifikim? Historia kundër

Speciale nga Franc Hoxha
Tirana është nisur me një avion të shoqërisë "Albanian Airlines" e më pas me një tjetër avion të linjave te brendshme turke, për të mbërritur në Kajserin e largët, ku do të përballet me ekipin vendas Kaiserispor, në takimin e kthimit të vlefshëm për turin e dytë të Kupës UEFA. Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin "Selman Stërmasi", më 10 gusht 2006, përfundoi me fitoren e ekipit turk me rezultatatin e pastër 2-0, me dy gola të shënuar nga Mustafa Akagundyz, në minutat 27 dhe 45 të pjesës së parë falë dy gabimeve të Hamdi Salihit dhe Blendi Nallbanit. Dy javë pas takimit të parë, skuadrat ka bërë rivlerisimet e nevojshme. Por, a do ta kalojë Tirana pengesën e madhe turke, për të mbërrritur në turin e tretë të Kupës UEFA, një raund në të cilin ekipi shqiptar nuk ka arritur kurrë. Historia e trishtueshme Në pesë pjesëmarrjet e mëparshme në Kupën UEFA (duke filluar nga viti 1995)Tirana nuk ka mundur asnjëherë të kalojë turin në këtë kompeticion dhe në 13 përballje të saj me kundërshtarët (përfshirë edhe ato të këtij sezoni) Tirana ka arritur 2 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Statistikat (kokëforta) dëshmojnë se sa herë që Tirana ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi, asnjëherë nuk ka mundur ta kaloj me sukses turin. Në ndeshjen e parë historike të klubit bardheblu në Kupën UEFA, Tirana- Hapoel Bersheva (Izrael), më 8 gusht 1995, Tirana është mundur 1-0, ndërsa në të kthimit në Izrael është mundur 2-0. Edhe në rastin e ndeshjes me ekipin rumun, Nacional të Bukureshtit, në "Qemal Stafa" u mund 1-0, më 15 gusht 2002, ndërsa dyfishoi shifrat e golave të pësuar, 2-0, dy javë më pas. Për të mos përmendur rastin me ekipin qipriot Aplon Limasol, kur pasi fituam në Tiranë 3-2 humbën në Nikosia 3-1 (edicioni i vitit 2001-2002). Vetëm në një rast, ekipi unë ka mundur të kthejë në favor të saj rezultatin e ndeshjes së parë. Dhe ky i përket këtij edicioni, kur pas barazimit në Varzhdin me Varteksin vendas 1-1 (13 korrik 2006), fitoi në Tiranë 2-0. Sidoqoftë, humbja 2-0 me Kajserispor rëndon shumë. Golashënuesit e mbetur Nga 11-të golat e shënuar nga Tirana në 13 takimet në Kupën UEFA (27 të pësuar), 4 prej tyre nbajnë firmën e legjendarit Indrit Fortuzi, të refuzuar nga donatorët e Tiranës për të qenë pjesë e bardhebluve të sezonit 2006-2007. Janë 6 autorë golash në 11 takimet e luajtura deri tani; Indrit Fortuzi (4), Eldorado Merkoci (2), Alpin Gallo (1), hungarezi Zoltan Kenesei (1), Kristian Zakanto (1) dhe Hamdi Salihi (1). Goli i parë, madje mban firmën e "Zogut", kur ai ka shënuar në ndeshjen Tirana – Kroatia Zagreb (Kroaci), të humbur me rezultatin tenistik 2-6. Goli i fundit i shënuar nga bardheblutë mban firmën e Eldorado Merkocit, në ndeshjen e fituar 2-0 me NK Varteks, gjatë këtij sezoni ku realizuan edhe Devi Mukaj dhe Hamdi Salihi. Janë Pragndeshja Tirana fitoi të shtunën e kaluar Superkupën e Shqipërisë, kur u ndesh me kampionen e vendit, Elbasani. Një ndeshje e fituar me lehtësi 2-0 dhe pa shumë sforcim. Te Tirana do të aktivizohen në takimin me turqit edhe Klodian Duro e Sajmir Patushi që munguan në takimin e parë për shkak të pezullmit nga kartonat. Edhe rivali turk është duke bërë një sezon të mirë, dhe ndodhet në vend të dytë për momentin në kampionat. Kajserispor të dielën fitoi me Ankaragucy (2-1), ndërsa në dy të parat ka fituar në shtëpi me Trabzonspor (1-0) dhe ka humbur me Gallatasaraj 4-0. Gjithsesi, ajo që pritet të ndodhë nuk ka shumë enigma. Ndehjet e SK Tirana në Kupën UEFA 1995 08.08.1995 Tirana - Hapoel Bersheva (Izrael) 0-1 22.08.1995 Hapel Bersheva (Izrael) – Tirana 2-0 1996 17.07.1996 Kroatia Zagreb (Kroaci) – Tirana 4-0 24.07.1996 Tirana – Kroatia Zagreb (Kroaci) 2-6 Fortuzi 24 , Gallo 28 1998 22.07.1998 Inter Bratislavë (Sllovaki) – Tirana 2-0 29.07.1998 Tirana – Inter Bratislavë (Sllovaki) 0-2 2001 09.08.2001 Tirana – Apollon Limasol (Qipro) 3-2 - Shënues: Fortuzi: 59 , 85 , Kenesei 76 23.08.2001 Apollon Limasol (Qipo) – Tirana 3-1 Fortuzi 27 2002 15.08.2002 Tirana – Nacional Bukuresht (Rumani) 0-1 29.08.2002 Nacional Bukuresht (Rumani) – Tirana 2-2 Merkoci 8 , Zakanti 60 2006 13.07.2006 Varteks (Kroaci) – Tirana 1-1 D.Mukaj 21 20.07.2006 Tirana – Varteks (Kroaci) 2-0 Salihi 16 , Merkoci 90 +3 2006 10.08.2006 Tirana - Kajserispor (Turqi) 0-2