Bekim Kastrati thirret për anti-Bjellorusinë dhe Rumaninë

Sulmuesi shqiptar Bekim Kastrati, që militon në radhët e skuadrës gjermane të Bundesligës 2, Eintracht Braunschëeig është thirur zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit në formacionin e Kombëtares shqiptare. Lajmi jepet nga Agjensia Gjermane e Lajmeve (dpa)dhe nga klubi i tij, përmes faqes eintracht.com. 27-vjecari do të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Oto Baric në ndeshjet kualifikuese të Grupit G , kundër Bjellorusisë, më 2 shtator dhe Rumanisë, më 6 shtator.
Bekim Kastrati ishte pjesë e ekipit shqiptar që luajti kundër San Marinos (3-0, 16 gusht 2006, nuk u aktiizua), ndërkohë që me ekipin kombëtar ka zhvilluar vetëm një ndeshje, 45 minuta me Gjeorgjinë (0-0, 22 mars 2006).
Në Bundeliga 2, Kastrati ka luajtur në dy ndeshjet e ekipit të tij (182 minuta lojë, asnjë gol), ku janë aritur dy barazime pa gola me SC Padeborn dhe Karls Zeis Jena.
Emiliano Kociu