E Shtunë, 31 Tetor 2026

Johan Fogel i Milanit në ndihmë të Lorik Canës

Presidenti i Marsejës, Pape Diouf, pasi siguroi shërbimet e Frenk Riberi, dëshiron të kryejë një tjetër goditje në merkato, vetëm disa ditë para mbylles së merkatos në Francë. Bëhet fjalë për mesfushorin zvicerian të Milanit, Johan Fogel, 29 vjec. Sipas burimeve nga kampi marsejez, këto përpjekje bëhen për të mbështetur Lorik Canën në mësfushë. Nëse do të vinte Fogel, Marseja do të kishte shumë mundësi që në përfundim të sezonit të ishte në listën e ekipeve për Ligën e Kampioneve për edicionin e ardhshëm.
Marseja javët e fundit është përpjekur shpesh për të rekruatuar një futbollist që do të lehtësojë punën e Lorik Canës në mesfushë.
Dash Frashëri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›