Përfshihet në krizë edhe tregu i autoveturave
Rënia rekord e shitjeve ka shkaktuar frikë në të gjithë industrinë botërore të autoveturave. Tri firmat më të mëdha amerikane kanë nisur bisedimet për shitje apo shkrirje në përpjekje për t‘u konsoliduar, ndërkohë që rënia e shitjeve do të ndikojë si industritë e tjera që kanë lidhje me atë të prodhimit të makinave, ashtu edhe shitësit me pakicë.
Kompania "Renault" mohoi të premten zëra se kishte nisur tratativat për blerjen e firmës "Jeep" nga "Chrysler". Burime pranë këtyre bisedimeve bënë me dije se firma e investimeve në bursë "Cerberus" është në bisedime t‘i shesë kompanisë franceze "Renault" dhe amerikanes "General Motors" një pjesë ose të gjitha operacionet e "Chrysler LLC".
"General Motors", "Ford" dhe "Chrysler", në kërkim të likuiditeteve kur tregu i brendshëm është në rënie për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe recesionit ekonomik, pritet të nxjerrim markat e veta për shitje brenda apo jashtë kufijve, ose të kërkojnë lidhje të reja për të ulur kostot e prodhimit. "Nuk kemi pse t‘i biem larg e larg. Po përpiqemi të gjemë mënyrën më të mirë për t‘u përballur me situatën e sotme të tregut", tha për "Reuters" Frederik Lë Grev, zëdhënësi i kompanisë "Renault".
"Renault" ka emëruar shef të operacioneve Patrik Pelatën, në mënyrë që shefi ekzekutiv i kompanisë Karlos Ghosn të ketë më shumë kohë për t‘u fokusuar te strategjitë, përfshi shkrirjet dhe blerjet. Ghosn është njëherësh kreu i bordit ekzekutiv të "Nissan Motor", 44 për qind e së cilës është në pronësinë e "Renault". Një zëdhënës i "Nissan Motors" nuk pranoi të bënte asnjë koment mbi këto tratativa.
Ghosn nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta parë "Renault"-in të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vëmendja e zgjerimit deri tani është përqendruar drejt tregjeve të reja, si ai i Kinës. Ai ka thënë së fundmi se situata në tregun e autoveturave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të thotë se "diçka do ndodhë" dhe që çdo marrëveshje e përmasave të mëdha do të shtyhet nga nevojat dhe prirjet e momentit.
Disa burime kanë thënë se "Renault" ka shprehur interes ndaj amerikanes "Chrysler", gjë që ka sjellë në skenë mundësinë e një aleance ose blerjeje të "Jeep", e cila konsiderohet si marka më e çmuar e "Chrysler".
Tek ato asete të "Chrysler", që po merren në konsideratë për t‘iu shitur "General Motors", përfshihet linja e mjeteve minivan, më e suksesshmja, një segment i tregut ku "Chrysler" është pionier, duke qenë se ka nisur të nxjerrë prodhime të tilla që para 25 vjetësh, bashkë me fabrikat e prodhimit të kamionëve në Meksikë.
Sipas gazetës "The Wall Street Journal" mësohet se disa huadhënës të mundshëm po i shtyjnë me të gjitha mënyrat bisedimet për të arritur në shkrirjen e kompanive "General Motors" me "Chrysler" për shkak se bankat e mëdha si "JPMorgan Chase & Co" mezi presin të shkëputen nga tregu i rrezikshëm i automjeteve. Mediat japoneze bënë këto ditë me dije se "Ford" po finalizon planet për shitjen e një pjese të aksioneve të "Mazda Motor Co" te rreth 20 firma japoneze. "Ford" po merr në konsideratë shitjen e 33.4 për qind të aksioneve që zotëron aktualisht në kompaninë "Mazda". Dëgjohen gjithashtu zëra që "General Motors" mund të shesë markën e vet "Saab" në Evropë. Ndërkohë që ka nisur tashmë përpjekjet për të shitur markën "Hummer".
Shitjet e autoveturave në Evropë ranë 8.2 për qind krahasuar me vitin e shkuar për shkak të krizës globale financiare. Kriza po godet aftësinë e sektorit automobilistik për të realizuar operacionet financiare ditore, si dhe të investojë në teknologjitë e reja.