Obama e MekKein ulin armët në darkën me Arqipeshkvin
Të nesërmen e debatit të tretë dhe të fundit presidencial në këtë prag votimesh (i ndjekur vetëm nga 56,5 milionë telespektatorë kundrejt 69,9 milionëve që u numëruan gjatë debatit Peilin-Baiden më 2 tetor), republikani Xhon MekKein dhe demokrati Barak Obama varën për një mbrëmje në gozhdë dorezat e boksit, duke i lënë vendin harmonisë politike, humorit dhe batutave miqësore.
Të veshur me tepër elegancë, me frakë e me papionë të bardhë, mbrëmjen pas debatit dy rivalët qenë miq nderi në darkën e Alfred Smith, një eveniment i organizuar nga Arqipeshkvi i Nju Jorkut- që prej vitesh është kthyer në një takim tradicional gjatë fushatave presidenciale -vetëm pak ditë larg nga votimet.
Frak e papion
Të ulur në të njëjtën tavolinë nderi në hotelin "Waldorf Astoria" - MekKein në të djathtë të Arqipeshkvit Eduard Igan e Obama në të majtë - që të dy hodhën me radhë romuze e bënë shaka duke e shkrirë së qeshuri platenë ku bënin pjesë Hilari Klinton; kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Blumberg; guvernatori Deivid Peterson dhe ish-sekretari i Shtetit, Henri Kisinger.
Shakatë e tyre përshkruan me nota të forta komike të gjitha polemikat, skandalet dhe përplasjet e kësaj fushate tepër të gjatë zgjedhore. "Dëshmia më e mirë e forcës së demokracisë amerikane, konkludoi Obama lidhur me këtë traditë, sepse edhe në çastin më të nxehtë të fushatës, ne jemi në gjendje të shfaqemi përkrah njëri-tjetrit e të qeshim së bashku".
MekKein te Leterman
Përpara se të vishte frakun për darkën në fjalë, MekKein shkoi në studion e Deivid Leterman, të cilin senatori e kishte lënë në pritje deri në çastin e fundit, tri javë më parë, për të mos u paraqitur në emision. Veprimi shkaktoi një zinxhir batutash anti-Peilin dhe anti-MekKein në shoun e radhës së Deivid Leterman, në rrjetin televiziv "Cbs". "Gabova që nuk shkova", kërkoi ndjesë MekKein, që për të mos provuar përsëri në shpinë mërinë e shoumenit tepër popullor, u detyrua të merrte me qira një helikopter në çastin kur moti i keq e kishte bërë të pamundur udhëtimin me avion nga aeroporti i Filadelfias. Letermani i pranoi shfajësimet e MekKeinit, por gjithsesi u hakmor, duke i bërë pyetjet më të vështira, siç ishte ajo mbi zgjedhjen e Peilin si bashkëkandidate në moshën e tij (72 vjeç).
FBI-ja mbi grupin "Acorn"
Në të njëjtën kohë nga Uashingtoni mbërriti konfirmimi se FBI-ja ka nisur zyrtarisht hetimin për të zbuluar nëse grupi i aktivistëve "Arcon" ka shkelur ligjin duke kryer mashtrime elektorale në shkallë kombëtare në favor të Obamës. Organizata jofitimprurëse që promovon reformat në favor të familjeve të varfra dhe minorancave etnike, ka kontribuar në regjistrimin e më shumë se 1,3 milionë zgjedhësve të rinj në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, sipas Partisë Republikane, mes emrave të depozituar pranë zyrave zgjedhore gjenden edhe njerëz të vdekur prej kohësh, fëmijë e madje edhe personazhe filmash me kartonë. "Është një fushatë përbaltjeje e orkestruar nga e djathta për të vjedhur edhe këtë vit votat presidenciale", këmbëngulin aktivistët pro-Obamës. "Pasi i vodhën në Florida në vitin 2000 dhe në Ohajo në vitin 2004, po e provojnë përsëri". Ndërkaq edhe organizatat liberale janë mobilizuar në plot shtatë shtete dhe deklarojnë se do vigjilojnë zgjedhjet e 4 nëntorit për të "monitoruar dhe dokumentuar mohimin e të drejtës së votës që vjen si pasojë e selive, makinave zgjedhore dhe personelit të duhur në distrikte me rëndësi të madhe".
Alarmi
Deklarata "No More Stolen Elections!" ("Jo më zgjedhje të vjedhura") vjen një javë pas denoncimit të projektit "Advancement" ("Përparimi"), sipas të cilit në Florida, Miçigan, Misuri, Nevada, Ohajo, Pensilvani dhe Virxhinia mungojnë makinat dhe personeli i duhur në zona të dominuara nga studentë e afroamerikanë, dy grupe të njohur për prirjet pro-demokrate.
"Në vitin 2004, pikërisht ky problem shkaktoi mungesën e mundësisë për të votuar të mijëra zgjedhësve, ndërsa në disa qendra zgjedhore votuesit u detyruan të prisnin në radhë edhe për 12 orë, përpara se të detyroheshin të ktheheshin nëpër shtëpi, shpesh me forcë", shpjegon një zëdhënës.
Xho hidrauliku
Ndërkaq, nga Ohajo vjen një kthesë e fortë post-debatit: hidrauliku Xho, fytyra e re e shtresës së mesme amerikane, e përdorur nga të dy kandidatët gjatë debatit të fundit ballë përballë, zhvilluar të mërkurën, nuk është aspak ai që thotë se është. 34-vjeçari Xhozef Urzelbaher (në fakt emri i tij i vërtetë është Samuel), nuk ka bërë kurrë zyrtarisht kërkesë për të shtënë në dorë licencën profesionale, që do të thotë se nuk është tjetër veçse një rast flagrant evazioni fiskal. Sipas asaj që thuhet nëpër blogjet e shumta, rezulton kushëri i Çarls Kiting, i famshmi protagonist i skandalit "Keating Five", i cili në vitin 1989 vuri në shënjestër të opinionit publik, nën akuzën e korrupsionit, pesë senatorë, mes të cilëve edhe Xhon MekKeinin. "Xho hidrauliku është kushëri me njerëzit e gabuar", vëren siti konservator Eisenstadtgroup.com. "Një makinacion i ri i republikanëve për të vënë në siklet Obamën?", vëren siti liberal "Huffingtonpost".