Federata në SHBA, 3 muaj pezullim Flepsit
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ishte i pari që e fali Majkëll Felpsin për fotot ku ai pinte marijuanë gjatë një feste, ndërsa të njëjtën linjë mbajti edhe Federata Ndërkombëtare. Por, sjellja e tij nuk i shpëtoi zemërimit të Federatës Amerikane të Notit. Fituesi i tetë medaljeve të arta në Pekin 2008 është pezulluar për 3 muaj nga çdo aktivitet, sepse "me këtë sjellje zhgënjeu shumë njerëz që e shihnin si hero". Ndërkohë, Fleps "braktiset" edhe nga sponsori "Kellogg", që nuk do t‘i rinovojë kontratën.