E Diel, 1 Nëntor 2026

Mançini, sezonin e ardhshëm te Napoli?

Roberto Mançini mund të jetë trajneri i Napolit në sezonin e ardhshëm. Trajnerit aktual të "axurrëve", Edi Reja, pritet që në fund të këtij edicioni t‘i ofrohet një pozicion si drejtues në klub. "Leggo" pretendon se Reja do të largohet pas pesë sezoneve të suksesshme, pavarësisht pozicionit në klasifikimin final. 44-vjeçari Mançini është alternativa e preferuar e presidentit Aurelio De Laurentis, ndërkohë që emri i ish-trajnerit të Interit është lidhur në shumë raste me Çelsin, si pasardhës i Skolarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›