E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimoviç dhe Kaka, më të paguarit në futboll

Përveç se u kushton më së paku mijëra euro ora, ata munden të përfitojnë minimalisht nëntë milionë euro në vit. Është pikërisht kjo rroga e më e madhe në futboll dhe të vetmit, që e përfitojnë një rrogë të tillë, janë pikërisht dy futbollistët të kampionatit italian. Për më tepër të dy futbollistët më të paguar të globit i përkasin të njëjtit qytet, Milanos: I pari sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç i skuadrës së Interit dhe i dyti braziliani Rikardo Kaka i kushërinjve nga Milani. Bomberi suedez i zikaltërve është edhe lojtari, që përfiton rrogën më të madhe në futboll për vitin 2008. Atij i është bashkuar fantazisti i skuadrës së Milanit, braziliani Kaka, i cili refuzoi Mançester Sitin, edhe pse oferta e arabëve ishte marramendëse (pothuajse dyfishi i rrogës së tij aktuale). Pas shpatullave të tij qëndron talenti argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi, i pozicionuar në vendin e tretë me pak më shumë se 8 milionë e gjysmë euro në çdo 365 ditë. Vendi i katërt mbahet nga dyshja e futbollistëve të Çelsit, Xhon Terri dhe Frenk Lampard, të cilët fitojnë nga 7.574.000 € në një edicion futbollistik. Në vendin e gjashtë vjen francezi Tieri Henri i Barcelonës me 7.500.000 €, i pasuar nga shoku i tij i skuadrës, sulmuesi kamerunas, Samuel Eto, po me 7.500.000 €. Futbollisti më i mirë në botë për 2008, pozicionohet vetëm në vendin e tetë me 6.762.660 €, i ndjekur nga Ronaldinjo në vendin e nëntë me 6.500.000 €. Top 10-en e më të paguarve e mbyll Andrai Shevçenkon, i cili përfiton pi aq sa ylli brazilian i Milanit, 6.500.000 €. I pari italian është Fabio Kanavaro, i 20-i, i ndjekur nga Toti e Toni. Pas tyre janë Bufon e Del Piero. Ndërsa Seria A përfaqësohet nga Shevchenko, Ronaldinho, Beckham e Trezeguet, Adriano, Vieira etj.

Ka qenë pikërisht revista portugeze "Futebol Finance", ajo që ka publikuar këtë listë, ku paraqiten 50 futbollistët më të paguar në sezonin 2008-2009. Shifrat sigurisht që nuk janë zyrtare, por të bazuara edhe në mbi 30 publikime rreth botës së futbollit. Mes tyre, pjesa dërmuese janë gazeta dhe revista online të vendeve të 7 kampionateve më të forta të botës. Nëse shifrat janë korrekte, atëherë do të thotë që Ibrakadabra fiton rreth 29 cent në sekondë, në minutë 17,36 €, 1.024 € për çdo orë, që në një muaj bëhen 750.000 €. Për sa i përket renditjes, mund të themi se peshon shumë edhe zhvlerësim i sterlinës, gjë që ka bërë shumë lojtarë të Premier të renditen disa vende më poshtë në klasifikim.

Llogaritja

Nëse shifrat janë korrekte, atëherë do të thotë që Ibrakadabra fiton rreth 29 cent në sekondë, në minutë 17,36 €, 1.024 € për çdo orë, që në një muaj bëhen 750.000 €.

Më të paguarit

Lojtari Në javë Në vit

1 Ibrahimoviç (Inter) 750.000 € 9.000.000 €

Kaka (Milan) 750.000 € 9.000.000 €

3 Mesi (Barcelona) 700.000 € 8.400.000 €

4 Terri (Çelsi) 631.182 € 7.574.179 €

Lampard (Çelsi) 631.182 € 7.574.179 €

6 Henri (Barcelona) 625.000 € 7.500.000 €

Eto (Barcelona) 625.000 € 7.500.000 €

8 C.Ronaldo (Man. UTD) 563.555 € 6.762.660 €

9 Ronaldinjo (Milan) 541.667 € 6.500.000 €

Shevçenko (Milan) 541.667 € 6.500.000 €

Balak (Çelsi) 541.013 € 6.492.154 €

Xherrard (Liverpul) 541.013 € 6.492.154 €

Ferdinand (Man. UTD) 541.013 € 6.492.154 €

14 Raul (Real) 533.333 € 6.400.000 €

Van Nistelroi (Real) 533.333 € 6.400.000 €

16 Kazijas (Real) 500.000 € 6.000.000 €

Kanoute (Sevilja) 500.000 € 6.000.000 €

18 Runi (Man. UTD) 495.928 € 5.951.141 €

Ouen (Njukasëll) 495.928 € 5.951.141 €

20 Kanavaro (Real) 483.333 € 5.800.000 €

21 Robinjo (Man Siti) 473.386 € 5.680.634 €

22 Toti (Roma) 458.333 € 5.500.000 €

Toni (Bajern) 458.333 € 5.500.000 €

24 Roben (Real) 455.000 € 5.460.000 €

25 A. Kole (Çelsi) 450.844 € 5.410.128 €

Më të shtrenjtët

Spanja, futbollistët e mbuluar në "ar"

Lojtarët më të shtrenjtë të planetit janë Kristiano Ronaldo, Leo Mesi e Kaka. Dhe kuadrat që zotëron më shumë nga lojtarët e "top 5" të më të kushtueshmëve është Barcelona. Ky është përfundimi i sitit gjerman "Transfermarkt.de" (të specializuar në merkato), që ka stiluar një klasifikim special në lidhje me lojtarët e kampionateve kryesore evropiane. Pas shpatullave të portugezit të Mançester Junajtid, të talentit të Barçës dhe të brazilianit të Milanit (të parët me të njëjtën vlerë që është te rreth 60 milionë euro) janë në fakt edhe dy lojtarë të katalanasve: Eto e Ksavi. Kamerunezi, aktualisht golashënuesi i "La Liga"-s, do të kushtonte 42 milionë, ndërsa, për të blerë mesfushorin e zgjedhur nga UEFA si lojtari më i mirë i Evropianit, të fituar nga Spanja, "do të mjaftonin" 40 milionë euro. I njëjti çmim vlen edhe për dy sulmuesit e Premier: Drogba (Çelsi) e Runi (Mançesteri). Më pas, duke marrë në konsideratë tre kampionatet më të rëndësishme të kontinentit (La Liga, Premier e Serie A) gjen të tjerë lojtarë të shtrenjtë. Në Angli janë Lampard (37 milionë) te Çelsi, e Rio Ferdinand (33) te Mançester. Në Spanjë Iniesta (34 milionë) te Barça dhe në Itali Ibrahimoviç (45) tek Interi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›