E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji "Antimafia", biznesi kerkon amnisti te kapitaleve

Ligji i ri "Antimafia" ka shqetesuar se tepermi organizatat e biznesit, te cilat duket se mund te penalizohen ne vlera monetare dhe kapitale. Per kete qellim organizatat e ndryshme te biznesit, kane kerkuar qe qeveria te aplikoje nje amnisti te kapitaleve dhe aseteve para se te vihet ne funksion ligji "Antimafia". Sipas administratorit te Konfindustrise, Gjergj Buxhuku qeveria ka aplikuar nje falje te pjesshme fiskale. Ai tha se, duhet pare me perparesi pergatitja per te kaluar ne fazen me te perparuar te amnistise, qe eshte amnistia e kapitaleve dhe per te gjitha subjektet qe kane qene te detyruara te pershtaten ne te ashtuquajturin "evazion gri", pra evazionin e mbijeteses se detyruar. "Nese zbatohet ashtu sic duhet nje amnisti e tille, mund te jete me vlera te prekshme ne nxitjen e investimeve prodhuese, aq shume te nevojshme per zhvillimin ekonomik dhe deri ne rikthimin ne vend dhe ne qarkullim te nje pjese te konsiderueshme fondesh monetare, qe tashme ndodhen jashte ose te "vdekura",-tha Buxhuku. Sipas tij zbatimi i ligjit "Antimafie" ne kushtet ekonomike te Shqiperise, qe eshte ndryshe nga ato te vendeve te BE, mund te deformoje zbatimin e ligjit dhe te sjelle deme afatgjata ndaj ekonomise", pohon Buxhuku. Per keto arsye Konfindustria i ka kerkuar presidentit Topi qe te mos e dekretoje ligjin dhe te jape me shume kohe per permiresimin e tij. Per te zgjidhur kete ngerc qe krijon ligji, te gjitha shoqatat e biznesit i kerkojne njezeri qeverise qe te ndermarre amnistine e aseteve dhe kapitaleve te padeklaruara ne ekonomi. Nga ana tjeter burimet ne Ministrine e Financave kane pohuar se amnistia fiskale nuk eshte ne planet afatshkurtra te qeverise dhe nuk mund te flitet per nje lidhje me ligjin e sapo miratuar "Antimafia". Ligji "Antimafia" prek nje kategori te caktuar te aktiveve dhe personave, qe jane subjekt i dyshimit apo konsumimit te veprave penale te rendesishme, sic eshte krimi i organizuar apo terrorizmi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›