Platini: Kosova në OKB, pastaj pjesë e UEFA-s
Momentalisht, Kosova nuk mund të bëhet pjesë UEFA-s. Ky kanë qenë konkluzioni i fjalëve të presidentit të organizmit më të lartë të futbollit evropian, Mishel Platini, i cili u tregua i ashpër dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me mundësinë e Kosovës për t‘u anëtarësuar në UEFA dhe FIFA.
Kosova - Kjo ka shërbyer si një përgjigje e hidhur për mbarë shqiptarët, të cilët prisnin një përgjigje paksa më pozitive se ajo e presidentit të FIFA-s, Jozef Blater. Dhe këtë përgjigje, numri "Një" i institucionit të futbollit evropian, e ka dhënë nga zemra e Tiranë, ku ka mbërritur dje, për një vizitë 24-orëshe në vendin tonë, të parën vizitë një të presidenti të UEFA-s në Shqipëri. "Unë u kam bërë të qartë disa herë dhe drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës, do të niste përgjigjen e tij si i zënë në faj Mishel Platini. Statuti i UEFA-s është shumë i qartë. Për të qenë anëtari i UEFA-s duhet të jesh më parë anëtar i Kombeve të Bashkuara".
Optimizmi i Pangos - Ndërsa ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ylli Pango, është shprehur disi optimist: "Me zotin Duka, kemi sugjeruar që, nëse është e mundur të rishikohet edhe një herë tjetër vendimi për ta bërë Federatën e Kosovës pjesë të familjes së madhe ndërkombëtare të futbollit. Kuptohet, që kjo ka dhe vështirësitë e veta, pasi ekziston një nen (në statutin e UEFA-s), sipas të cilit duhet të jesh anëtar i Kombeve të Bashkuara. Gjithsesi, ne e quajtëm këtë një hap të dytë apo të tretë në rrugën drejt bindjes, apo me saktë drejt një marrëveshjeje".
Jo dhe miqësoreve - Platini u përgjigj edhe në lidhje me lejimin e Kosovës për të zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare, por ish-numri 10 i Francës u përgjigj në mënyrë diplomatike. "Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s e hodhi poshtë kërkesën". Në këtë pikë ka ndërhyrë ministri Pango, i cili e konsideroi këtë si "një fillim, më mirë se ta linim pa e prekur fare. Ne mendojmë se do të arrijmë diçka pozitive". Por, për ta mbyllur këtë çështje, Platini ruan një tjetër batutë të dhimbshme: "Gjithkush mund të ketë idetë e tij, por ne respektojmë statutin. Ky është vendimi i UEFA-s".
Axhenda - Kosova nuk ishte qëllimi në vetvete i vizitës së Platinisë për të pestën herë në Shqipëri. Gjithsesi, në darkën e shtruar mbrëmë për nder të tij, mes shumë të ftuarve ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ka pasur shansin të diskutojë edhe një herë drejtpërdrejt me presidentin e UEFA-s. Platini, dje, përveç takimeve me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, ministrin e MTKRS-së, Ylli Pango, ka inauguruar fushën e stadiumit "Niko Dovana" dhe është pritur edhe nga Presidenti Shqipërisë, Bamir Topin. Madje, këtë të fundit Platini e ka përgëzuar për qëndrimin e mbajtur në mbështetje të zgjidhjes së shpejtë dhe efikase të problemeve që ka pasur futbolli shqiptar. Ndërsa sot pritet që ai do të përshëndesë Asamblenë e zakonshme të Federatës.
Deklarata
"Do t‘ju ndihmoj me brezat e rinj"
Mishel Platini dhe Shqipëria: një histori miqësie dhe bashkëpunimi, e cila fillon që prej 17 nëntorit të vitit 1990, kur erdhi për herë të parë në Tiranë si trajner i Francës (eliminatore e Euro 92, që "gjelat" e fituan 1-0 me Shqipërinë). Në vizitën e tij të parë, si president i UEFA-s, ish-ylli i futbollit transalpin dhe atij evropian, nënvizon vazhdimisht: "Kjo është hera e pestë që vij në Shqipëri. Sot (dje) është vizita ime e parë si president i UEFA-s dhe mund të them se ky udhëtim lidhet me ecurinë e mirë të vendit tuaj". Nga aeroporti i Rinasit, Platini vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet FSHF-së dhe qeverisë për zgjidhjen e konfliktit. "E kam ndjekur me vëmendje situatën që u krijua disa muaj më parë dhe vazhdimisht informohesha për atë që ndodhte. Megjithatë, tashmë problemet janë sheshuar në të mirë të futbollit". Analiza për sportin më popullor në vend nuk ka munguar as në takimin në ambientet e Ministrisë së Sporteve. Në konferencën për shtyp përkrah kreut të federatës, Armand Duka dhe ministrit Ylli Pango, ai shtoi se do të ndihmojë në formimin e brezave të rinj të lojtarëve shqiptarë. "Me presidentin Duka dhe ministrin e Sporteve, Pango, analizuam të gjithë situatën e futbollit në Shqipëri. Dua të saktësoj një gjë, se unë nuk kam ardhur këtu, që me rolin tim të ndikoj që Shqipëria të fitojë, ishte batuta e drejtuesit të ‘qeverisë‘ së futbollit kontinental. Roli im është që të ndihmoj në formimin e brezave të rinj të futbollistëve dhe këtë duhet ta bëj me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe ministrinë. Besoj se këta të fundit e kuptuan se çfarë do të bëjmë ne (UEFA) me futbollin në vendin tuaj".