E ardhmja fillon qe sot
Do të mbështesja pa hezitim çdo shkrim, çdo përpjekje, çdo mendim që i shërben debatit mbi të ardhmen. Por, mbi të gjitha, kam mbështetur çdo mendim që i ndihmon forcimit të idesë, se shkolla, më shumë se çdo fushë tjetër e jetës, është ajo që duhet pasur kujdes, sepse aty formatohet e ardhmja e një kombi. Dhe pikërisht kjo shkollë duket se me reformat e njëpasnjëshme ka krijuar një frymë që vetëm me demokracinë nuk ka të bëjë. Fryma e liberalizimit është e dukshme dhe shumëplanëshe në pothuajse të gjithë zinxhirin tonë arsimor. Po anashkaloj me dashje problematikën e shkollës nëntëvjeçare dhe atë të mesme, po anashkaloj faktin që nxënësit e këtyre niveleve mbushin lokalet e qyteteve, me një veshje që asnjë bashkëmoshatar i tyre në vendet e zhvilluara nuk i përdor, po kapërcej mbi problematikën e teksteve dhe përgatitjes së stafeve për këto tekste, po kapërcej mbi idenë se sa herë ka probleme politike, mësimi është i pari që prishet dhe po ndalem te sistemi universitar.
Fryma liberale këtu është e dukshme. Dhe ajo që e bën edhe më të rëndë problemin, është fakti se politikat shtetërore po e ushqejnë këtë frymë me të gjitha strategjitë, reformat, vendimet dhe udhëzimet e tyre. Kjo frymë ka kohë që po mbarset dhe tani duket se ka ardhur koha, që ‘feedback‘-u të jetë i dukshëm. Fryma liberale nuk ka të bëjë me operatorët universitarë në treg. Nuk ka të bëjë me liberalizimin e këtyre operatorëve. Jo! Universitetet private, pavarësisht numrit të madh të tyre, kanë vetëm një përqindje të pallogaritshme të numrit të përgjithshëm të studentëve në shkallë vendi. Fryma liberale ka të bëjë me zhbërjen e interesit të të rinjve ndaj mësimit, me ngulitjen e idesë se diploma duhet të merret patjetër nga të gjithë. Liberalizmi është shndërruar në diplomomani të tejskajshme. Studenti "do" diplomë dhe këtë e kërkon ta marrë, pa bërë mësim, sepse pedagogu nuk vjen, sepse auditorët janë të pamjaftueshëm, sepse ata vetë e kanë të "lirë" me rregullore pjesëmarrjen në leksione, sepse ata vetë preferojnë në vend të mësimit një kafe me miq, sepse...
Ka një varg të gjatë ‘sepse‘-sh. Por e vërteta është se kur ndonjë universitet privat ose publik "shtrëngon" pak rripin, pra kërkon rregull, kërkon përgatitje dhe bëhet serioz në dhënien e diturive, atëherë fillon kundërveprimi. Më kanë bërë përshtypje diskutimet në një televizion. Në një emision mëngjesi, një qytetare nga Durrësi "ankohej" për dekanin e këtij universiteti. Dhe e dini pse? Sepse dekani na "paskësh vendosur që studentit t‘i kërkonte të lexonte", dhe qytetarja thoshte: "Eh, ç‘na qenka ky dekan që na kërkoka literaturë?! Sot po e marrin diplomën edhe ata që nuk dinë të lexojnë…".
Pa vetëdije, qytetarja ngriti një problem real që, as ajo vetë nuk e "përtyp", as ajo nuk mund të jetë dakord me faktin se edhe ai student që nuk di të lexojë, të ketë një diplomë. Në këtë situatë, kur të gjithë diplomohen e kur të gjithë "lëshojnë pe", ajo ngrihet kundër atij që nuk do ta "lëshojë këtë pe".
Kur them që liberalizimi i sistemit universitar tashmë do të fillojë të na kthejë "reston", kam parasysh frymën. Kur del "nami" se X universitet privat është serioz dhe nuk "lëshon pe", atëherë studenti preferon të shkojë aty, ku balonës i është këputur peri fare. Dhe pikërisht ky universitet bën "të qëndrueshmin", sepse ka një numër të madh studentësh.
Një pedagoge e një universiteti, një ditë thoshte: "Të paktën mundohem t‘u mbaj mend emrat, që nesër, nëse dikush prej tyre më vjen si mjek a infermier të më vizitojë, t‘u largohem me të parë. Nuk dua të vdes para kohe".
Kur ajo si pedagoge nuk ka më besim tek ata që formon, po të tjerët ç‘duhet të thonë, kur nesër nuk do të dinë më t‘i dallojnë? Por jo vetëm në mjekësi. Po juristët, ekonomistët, inxhinierët etj., etj? Ata janë e ardhmja. Por ata formohen sot. Sa më shumë të pakujdesshëm jemi në artikulimin e lirive dhe në veçanti, sa më shumë të krijojmë mundësi që këto liri të përdoren keqas, aq më të dhimbshme do ta kemi të ardhmen. Socializimi i arsimit dhe aq më tepër, socializimi i sistemit universitar, nuk do të thotë shthurje edhe e thelbit të arsimit.
Personalisht mbështes çdo përpjekje për ta vënë sistemin arsimor në standarde, që do ta përktheja më shumë përgjegjësi, më shumë seriozitet dhe më shumë kërkesë. Pyetjes se çfarë po përgatisim për të ardhmen, do t‘i shtoja edhe argumentin pyetësor: Po ne, çfarë po u ofrojmë studentëve për t‘i formuar për tregun e ardhshëm të punës? Sa janë aplikative kurrikulat tona? Sa janë mundësitë që studenti të zgjedhë në formimin e tij? Sa janë zgjedhjet bashkëkohore që ne u ofrojmë atyre në modulet apo ciklet tona?
Me të gjithë, këtë skicë doja të sillja në vëmendjen e opinionit të interesuar për këto probleme, por jo vetëm, se një ajsberg problematikash po nxjerr krye në sistemin universitar. Ka ardhur koha që të gjithë të kontribuojmë, qoftë në zbulimin e pjesëve të tij të padukshme, qoftë edhe në pasojat që mund të kemi në të ardhmen. Unë i bashkohem zërit të atyre që pretendojnë se nuk do ta ndryshojnë botën, por të paktën nuk duan të kontribuojnë për ta rrënuar më shumë atë. Por nëse nga një e dy bëhemi disa, atëherë mund të shpresojmë në sloganin tashmë trendy: Po, ne mundemi!