Segolena, dashuria dhe partia
Është "enfant terribile" ("delja e zezë") e socializmit francez, ajo që ngatërron parashikimet, bën lëmsh listat e organizatave, të ngre nervat, e bën të pamundur qetësinë e një partie pa busull dhe pa drejtim. Por, e prerë dhe shumë e vendosur, Segolene Royal nuk dorëzohet dhe militantët socialistë e kanë zgjedhur edhe një herë si drejtuesen e tyre. Nuk ka triumfin e dy viteve të shkuara, kur 60 për qind e partisë e votoi si kandidate, por mocioni i Royal ka arritur mazhorancën relative në votim, ndërkohë që është në pritje të Kongresit. Kjo shenjë tregon se Segolene mbetet gruaja që bën të ëndërrojë militantët; është si ajri i freskët në botën asfiksuese të socialistëve francezë. Pasi ishte lënë për pak kohë mënjanë, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, si në jetën politike ashtu dhe atë private: një revistë e përjavshme rozë ka publikuar fotot e saj nën shoqërinë e Bruno Gaccio-s, 49 vjeç (gjashtë vjet më i vogël se Royal), krijuesi i emisionit më të famshëm televiziv të satirës politike. Është prezantuar si i dashuri i saj i ri, gjë të cilën ajo nuk e konfirmon. Por dikush e lidh frymëzimin e saj të ri politik, qetësinë me të cilën përballon çështjet e rëndësishme, me një periudhë të re të jetës së saj personale.
Natyrisht, Segolene Royal e ditëve të sotme nuk është më ajo që në 2007-ën u mund nga Nikolas Sarkozy në garë për Elizenë. Nuk ka arritur ta humbasë tonin monoton, me të cilin flet, por ka struktura, ide dhe qëllime të reja. Më pas, është përpjekur të ndryshojë look-un, por nuk ka arritur të gjejë atë që i përshtatet. Në shtator, u paraqit para mbështetësve të saj me një tunikë blu, flokë kaçurrela dhe gjatë një spektakli komik përdori stilin e një telepredikuesi. Edhe fansat e saj mbetën të habitur.
Segolene "e re", ajo që ka joshur militantët, është më serioze, e pjekur dhe e përgatitur. Kriza financiare i ka ofruar një mundësi që ajo nuk e lejoi t‘i rrëshqasë nga duart. Mos vallë stili i telepredikuesit ishte një vrimë në ujë? Ndërkohë, ajo ka qenë e zonja të marrë rolin e përgjegjëses politike, të formulojë kërkesa serioze, të kritikojë disa zgjedhje të Sarkozy-së, të mbajë një fjalim për jetën sociale dhe pasojat e krizës për shtresat shoqërore. Gjithçka e bën duke ruajtur ndryshimin e saj: Royal mbetet një person që nuk krahasohet me të tjerët. Meqë është përgojuar shumë nga gazetat rozë për mënyrën e veshjes, Segolene ka hequr dorë nga kostumet e bardha që dominonin gjatë fushatës së saj elektorale dhe ka zgjedhur një look me shumë ngjyra. Pa e humbur mënyrën e saj të komunikimit, Royal është bërë edhe më e besueshme.
Rezultati: mocioni i saj ka arritur majat në votimin e të regjistruarve socialistë (29%), përballë atyre me kuotë më të lartë si Bernard Delanoe, Martine Aubry (25% secili) dhe Benoit Hamon (19%), lider i ri i Partisë Socialiste. Një sukses që ka poshtëruar ish-shokun e sekretarin që po largohet, François Hollande, dhe që ka irrituar drejtuesit historikë të partisë, për të cilët Segolene është "si hala në sy". Të gjithëve u është dashur ta pranojnë se i përket asaj të gjejë një mazhorancë në parti. Gjithsesi, humbjen e kanë pranuar, duke shpresuar se shumë shpejt do të shohin dështimin. "Nuk kam frikë nga asgjë", është përgjigjur ajo, e bindur se është më e mira. Kjo është sfida e saj në pritje të Kongresit, i cili javën që vjen duhet ta zgjedhë ose jo.
Etapat
Fillimet
Një e diplomuar e re e "Ena"-s. Në vitin 1982, u zbulua nga një asistent i Miterrand dhe u thirr në stafin e Presidentit, ku qëndroi për gjashtë vjet me radhë
Politika
Kandidoi në 1988-ën në Parlament dhe fitoi. Nga kjo fitore iu hap dera e suksesit për të qenë ministre dhe presidente e zonës "Poitou-Charentes"
Jeta private
Që prej vitit 1970, ishte e dashura e François Hollande. Çifti nuk u martua asnjëherë, por ka katër fëmijë. Janë ndarë vitin e kaluar, pas zgjedhjeve
Zgjedhjet presidenciale
Në vitin 2007, ishte gruaja e parë kandidate në zgjedhjet presidenciale për një parti të madhe. Humbi kundër Sarkozy-së me 46.94% të votave kundrejt 53.06%
Rilindja
Pas mundjes, vjen ndarja. Të gjithë e cilësuan Royal si të dështuar, por fitorja politike e këtyre ditëve dhe një shok i ri e kanë sjellë edhe një herë në skenë