Federer kampion bote i tenisit

Roger Federer fitoi titullin në Botërorin e tenisit gjatë drekës së sotme, duke mposhtur në tre sete, 6-7, 6-3, 6-3 rivalin Robin Soderling, në finalen e zhvilluar në Abu Dabi.
Zvicerani, i cili një vit më parë humbi ndaj suedezit në turneun e fundvitit që bashkon tetë tenistët e parë të renditjes botërore, humbi setin e parë pas një gabimi në tie-break.
Megjithatë, ai tregoi vendosmëri dhe nuk i diskutoi setet e dytë dhe të tretë, duke shkatërruar rivalin me 16 pikë të fituara nga shërbimi.