Gattuso Leonardo Paraja ben cudira

"Me Leonardo-n mungoi tërësisht raporti njerëzor, feeling ishte zero. Disa herë kishte thënë se nuk i pëlqente të bënte trajnerin, por ndonjëherë paratë bëjnë mrekullira të vërteta”, deklaroi Gattuso.
”Pasi humbëm 4-0 në ndeshjen me Interin, raporti ynë nuk ishte më kurrë i njëjti. Atë ditë ai pësoi një shok. Disa ditë përpara fundit të sezonit më lavdëroi për mënyrën se si isha sjellë gjatë të gjithë vitit, por do të kisha dashur që të kishim komunikuar shumë më parë. Atij i uroj gjithë të mirat si njeri, por edhe që të mos fitojë asgjë me Interin”, kujtoi mesfushori.
Në fund, nuk munguan dy komente për Ibrahimovi-in dhe Balotelli-n. “Ibra është gjithmonë i nevrikosur, ashtu si unë. Inatoset me veten, por është një profesionist i vërtetë. Balotelli? I riu italian më premtues. Do të doja të vinte këtu, edhe pse të dëgjosh një njeri me ngjyrë duke folur dialektin e Brescia-s të bën me të vërtetë për të qeshur”.