E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: “Ndeshje e shëmtuar, asnjë justifikm”

Interi pësoi një humbje të shëmtuar, pikërisht atëherë kur elozezht për skuadrën zikaltër kishin arritur kulmin. Interi pësoi një humbje dëshpëruese me Sportingun dhe "babai" Morati nuk e morri më si zakonisht në mbrojtje skuadrën e tij: "Një ndeshje e shëmtuar,asnjë justifikim nuk dua për të". "E dinim se nuk do të ishte një ndeshje e lehtë dhe grupi unë është shumë i vështirë, jo vetëm për ne por dhe për skuadrat e tjera". Ndeshja e humbur në Lisbonë nuk i pëlqeu fare padronit zikaltër dhe nuk mund të ishte ndryshe. "Skuadra nuk luajti mirë, kjo është e qartë. Sigurisht ishte një gol i vështirë për t'u evituar dhe që erdhi në momentin e gabuar. Megjithatë nuk pranoj asnjë falje nga skuadra. Jam i bindur se për ndeshjen e së martës nuk ka shumë për të thënë", - thotë Morati, që pranon se në mënyrtë të vecantë i ka pëlqyëer Ibrahimovic dhe Gonzales. "Adriano ëshët në rritje dhe kurrë nuk ka një provë të fundit për të".
Një tërheqje veshi është për Patrik Vieira që u ndëshkua me karton të kuq dhe e la skuadrën me dhjetë veta. "Ndodhi në momentin më të gabuar për skuadrën tonë dhe për një gabim plotësisht të shmangshëm".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›