E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria humbet me Britaninë e Madhe 72-69

Shqipëria pësoi humbjen e tretë 72-69 me Britaninë e Madhe në një ndeshje dramatike që u vendos në kohën kohën shtesë kur katër periodat u mbyllën të barabarta 62-62. Kasmi ishte shënuesi më i mirë për Shqipërinë me 17 pikë, ndërsa për britanikët pikëshënuesi më i mirë ishte Huggins me 20 pikë. Per ribaund me i miri nga tanet ishte Gerti Shima me 12 topa te kapur dhe per asistet Afrim Bilali me kater te tilla.
Kjo ndeshje për eliminatoret e Kampionatit Europian të Basketboll, ishte ajo që trajneri i Kombëtares Arben Fagu e konsideronte si më të mundshmen për ta fituar.
Në prononcimin e parë menjëherë pas ndeshjes Fagu theksoi: "Humbëm si pasojë e gjykimit të njëanshëm të gjyqtarit maqedonas. Atmosfera ka qenë emocionuese dhe eliktrizuese në fund, ku ka pasur dhe ndonje tension te vogel ne radhet e tanëve. Kjo ishte mundësia më e mirë që ne të fitonim një ndeshje në këtë grup, por e humbem dhe atë".
Pas kësaj humbje në pozitë të veshtirë vihet tashmë edhe trajneri Fagu dhe stafi teknik.
Shqipëria ndodhet në Grupin 2 të Divizonit të dytë së bashku me Bejllorusinë, Britaninë e Madhe, Sllovakinë dhe Holandën.
DEKLARATAT E TRAJNEREVE
Arben Fagu,trajner i Shqiperise
"Ishim prane fitores se pare, por humbem perseri. Mendoj se faktoret e kesaj humbjeje nga lojtaret tane, ishin ngarkesa emocionale qe ata nuk e perballuan dot, deshira e madhe per te arritur fitoren me cdo kusht dhe lodhja, nderkohe qe kam rezerva per nivelin e gjykimit nga maqedonasi Micevski".
Kris Frinc,trajner i Britanise se Madhe:
"Me ne fund, arritem nje fitore qe nuk e patem aspak te lehte, por me shume vlera, pasi ishte e dyta. Arritem te ruanin qetesine ne momentet me vendimtare ne fundin e lojes dhe te kishin saktesi ne realizimin e gjuajtjeve nga distanca. Keto dhe fati na nxoren me fitore nga fusha e qytetit te Durresit. Megjithate, e theksoj edhe nje here se ishte nje fitore shume e veshtire, pasi ekipi shqiptar luajti shume i mobilizuar".
* * *
SKEDA E NDESHJES
Shqiperi-Britani e Madhe 69-72
(Koha e rregullt 62-62)
Formacionet
Shqiperia: Kasmi, Bilali, Shima, E.Karaj, Mema/ Shaptaovic, Mitku, Hysenagolli, Myftari, Tr.A. Fagu
Britani e Madhe: Reinking, Salivan, Xhozef, Hagins, Haslam/ Red, Uilliams, Hansell, Sanders, Tr. K. Frinc
Gjyqtare: Tanaxis(Greqi), Micevski(Maqedoni)
Vezhgues: Bello(Shqiperi)
* * *
PIKET SIPAS PERIODAVE
Shqiperi- Britani e Madhe
I 11-16
II 21-17
III 17-13
IV 13-16
Koha e rregullt 62-62
Koha shtese 5' 7- 10
Totali 69-72
Pikeshenuesit me te mire:Kasmi 17 Hugins 20
* * *
REZULTATET E NDESHJEVE E SHQIPËRISË
Shqipëri-Bjellorusi 73-78
(17-22, 22-20, 15-26, 19-10)
9 shtator 2006, Durrës

Sllovaki-Shqipëri 101-88
(26-26, 27-17, 24-23, 24-22)
11 shtator 2006, Pragë

Shqipëri-Britani e Madhe
69-72 (62-62 koha e rregullt)
13 shtator 2006, Durrës

Ndeshja e ardhshme
Hollandë-Shqipëri
16 shtator 2006

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›