E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federer mes favoriteve ne raundin e trete te Wimbledon

Roger Federer i bashkohet favoritëve në raundin e tretë të turneut Grand Slam Wimbledon. Tenisti zvicerian, i cili mban vendin e tretë në renditjen botërore mundi në tre sete (6-2 6-3 6-2) Adrian Mannarino të Francës. Ashtu si në ndeshjen e parë, Federer tregoi një formë të shkëlqyer, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren.

Pas këtij suksesi, ish-raketa numër një vazhdon objektivin për të fituar titullin në turneun anglez. Më parë, të njëjtin sukses kishte shijuar edhe numri dy i botës Novak Djokoviç, i cili mundi me lehtësi në tre sete Anderson 6-3 6-4 6-2 tensitin afrikano-jugor Kevin Anderson. Kjo fitore i shtohet ecurisë pozitive të Djokoviç, i cili gjatë këtij viti ka pësuar vetëm një humbje në gjysmëfinalen e Roland Garros kundër Federer.

Surpriza e parë në Wimbledon për femra vjen pas eliminimit të Li Na që në raundin e dytë të turneut prestigjoz. Tenistja kineze hyri në histori pak javë më parë si e para aziatike që fiton një turne Grand Slam, ndërsa në kompeticionin anglez ajo është elimuar pas humbjes 2-1 me sete ndaj gjermanes Sabine Lisiçki. Ndryshe nga Li Na, favoritet e tjera të Wimbledon për femra Serena Williams dhe Franceska Schiavone kanë siguruar kualfikimin për në raundin e tretë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›