E Shtunë, 31 Tetor 2026

ertifikimi i Tiranes Kosovrasti Per 10 dite kryetari i ri

Brenda 10 ditëve zyrtarizohet rezultati për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti thotë për Albanian Screen se pas miratimit të tabelës përmbledhëse për Tiranën nuk do të pritet muaji shtator për të mësuar kreun e ri të bashkisë së kryqytetit.

“Të gjithë e dimë se kryetari I bashkisë së Tiranës është zoti Basha. Shifrat janë fiksuar tek numri 95. besoj se kjo shkon përtej një dhjetë ditëshi. Duke patur parasysh ato që dëgjojmë dhe kjo është në të drejtën e PS që pritet një ankimim I ri mbas këtij vendimi të KQZ. duke llogaritur kohën sa të dalë ky vendim, sat ë bëhet ankimimi, besoj që brenda 10 ditëve gjithçka do të jetë e mbyllur. Në shtator do të shikojmë zotin Basha të ketë marrë përsipër drejtimin e bashkisë së Tiranës”- tha Kosovrasti.

Lidhur me pretendimet e socialistëve që e kanë konsideruar procesin qesharak, Kosovrasti ka theksuar se integriteti i procesit është edhe në kutitë e gabuara.

“Integriteti është një vlerësim që kutisë I bëhet në raport me fletët e votimit që ka brenda. është njësoj sikur në një moment makinën e ke lënë në rregull dhe kur afrohesh shikon që xhami I makinës tënde është thyer. Makina nuk është e rregullt. Ka mundësi të jetë vënë dorë mbi të, por kjo nuk do të thotë të nxitosh të thuash se më kanë vjedhur dokumentat e makinës. Atëherë, çfarë bëri Komisioni Qëndror dhe çfarë bën ti me makinën? Shkon tek makina dhe gjen dokumentat. Pra, vërtet është dëmtuar makina jote, por dokumentat janë atje. Kjo doli dhe në KQZ. Vërtet kutitë ishin të dëmtuara. Komisioni I hapi kutitë, I kontrolloi dokumentat, i kontrolloi të gjitha fletët e votimit në raport me tabelat e rezultatit që kishin përfaqësuesit e PD, të PS, tabelat që ka KQZ dhe nuk lëvizte asnjë votë”- tha Kosovrasti.

Nga ana tjetër, socialistët nuk kanë dhënë ende një argumentin lidhur me këtë qëndrim, duke pritur vendimmarjen e KQZ në mbledhjen e saj të rradhës.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›