E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federer, ne Australia Open per 10-shen e madhe

Midis Roger Federer dhe titullit te 10-te te Grand Slam-it tashme gjendet Fernando Gonzales qe edhe ai ashtu sikurse dhe Federer ka dominuar ndeshjen e tij gjysmefinale kunder Haas. Fillimisht Federer poshteron Andy Roddick qe vetem nje jave perpara fillimit te Grand Slam-it te pare te vitit 2007 e kishte mundur ate ne turneun egzibicion te Kooyong. Dominimi i te dy tenisteve u duk qe nga nr. i gameve te humbura ne keto gjysmefinale. Vetem 6 game humbi zvicerani Nr.1 i Botes kundrejt Amerikanit Roddick dhe vetem 5 game te humbura per kilianin Gonzales ndaj Haas. Duke pare historikun e Grand Slameve pas ketij te Australise , vetem nje turne i tille ka pare dy ndeshje gjysmefinale kaq te shpejta. Dhe ky eshte turneu i Roland Garros i vitit 1978 ku Bjorn Borg humbet vetem 1 game ndaj Corrado Barazzutti dhe Guillermo Vilas humbi vetem 8 game ndaj Dick Stockton. Ne finalen e ketij viti ne Australian Open Federer eshte pretendenti kryesor; ne 9 ndeshjet direkte me Gonzales, zvicerani ka dale gjithnje i fituar. Nga ana tjeter tenisti kilian ka arritur te fitoje vetem 2 sete ndaj Federer, 1 ne turneun e Monacos ne vitin 2005 ne rezultatin 1-2(2-6;7-6;4-6) dhe nje ne terrenin e ashper te Torontos veren e kaluar ku humbi me rezultatin 1-2(1-6;7-5;3-6).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›