E Diel, 1 Nëntor 2026

Uliks Emra: Prishtina ka shumë gjasa të fitojë titullin

Nga Prishtina, Fazli BERISHA
Një sulmues i shpejtë e i disiplinuar dhe një student edhe më i mirë, i respektuar dhe i dashur nga të gjithë dhe më të gjithë, janë vetëm disa nga vecoritë e futbollistit të spikatur të Prishtinës dhe i Përfaqësueses së Kosovës Uliks Emra. Skuadra më e trofjeshme Prishtina është kampion vjeshtor, ndërsa ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror që të mos e lëshojë këtë pozitë, ndërsa në fund të fitojë edhe kurorën e titullit e më të mirit në futbollin e Kosovës. Për këto dhe të tjerat flet Uliks Emra njëri ndër më të merituarit për këto suksese të skuadrës kryeqytetase. "Patëm një fillim të vrullshëm, por në vazhdim sikur u ndalëm dhe ndoshta harruam se kampionati është i gjatë dhe patëm një rënie. Unë besoj dhe shpresoj se do të përgatitemi që të kemi një formë të qëndrueshme deri në fund të kampionatit. Prandaj duke u nisur nga këto, ne nk guxojmë kënaqemi sepse për neve cdo ndeshje në pranverë do të jetë kryendeshje. Cdo ndeshje do të jetë luftë për pikë, ndërsa brenda fushës së gjelbër duhet të luftojmë për cdo top dhe pjesë të fushës, nëse dëshirojmë të arrijmë qëllimi", shprehet Uliksi dhe vazhdon. " Gjatë ndeshjeve të stinorit vjeshtor shpesh na ka munguar efikasiteti sepse shikuar nga rastet gati cdo ndeshje do të duhej ta kishim fituar me rezultat të thellë. Andaj, në përfundim të stinorit kur ende vazhdonim stërvitjet të gjithë kemi bërë analizat për të parë kush ku ka caluar që ato t'i përmirësojmë në pranverë. E dimë që kemi shumë punë të vështirë sepse u shkojmë skuadrave rivale që synojnë po ashtu titullin, si kampioni Besa e Trepca '89, andaj duhet mirë e mirë të përgatitemi që të mos pësojmë, në një farë mënyre nga këto takime të kthehemi të pamposhtur. Mendoj se kemi fond të futbollistëve dhe cilësi që të përballojmë këtë nivel të garave dhe në fund të fitojmë titullin. Për mendimin tim Prishtina ka shumë gjasa që të kremtoj titullin e kampionit. Por, natyrisht sic thashë edhe më lartë për këtë nevojitet punë, angazhim dhe sycelëti. Kampioni Besa dukshëm është dobësuar, por kjo nuk do të thotë se ata janë dorëzuar, përkundrazi pejanët dinë mirë që në momentet vendimtare te mobilizohen dhe të ia arrijnë qëllimit. Prandaj nuk guxojmë ta ia lëmë asgjë rastit dhe të zihemi në befasi. Po ashtu edhe Trepca '89 dhe Flamurtari do të synojnë titullin që luftën për të mirin do ta bëjnë sa interesante po aq edhe të fortë për të mos thënë të ashpër. Por, asnjëherë nuk përjashtohet mundësia që në garën për titull të inkuadrohet edhe ndonjë skuadër që më parë nuk është llogaritur si favorite në këtë drejtim. Futbolli është lojë e befasive dhe kurrë nuk dihet. Si do qoftë sic thashë lufta për titull do të zhvillohet kryesisht ndërmjet këtyre skuadrave që i përmenda. Prishtina i ka filluar me kohë përgatitjet dhe po punojmë me përkushtim dhe disiplinë që deri në fillim të kampionatit të jemi plotësisht të gatshëm për sprovat e reja. Unë uroj që të kemi një garë të fortë, cilësore e mbi të gjitha të përshkuar me frymë sportive e natyrisht për të arritur të gjitha këto duhet që secili segment të kryej punë në nivelin profesionist, këtu e kam fjalën edhe për gjyqtarët, të cilët shpesh din të jenë kreator të fitoreve apo humbjeve. Unë dua të besoj se cdo gjë do të jetë në kufijtë e fair-playt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›