E Diel, 1 Nëntor 2026

Federer në gjysmëfinale

Ndeshjet e fundit çerekfinale të turneut të madh të tenisit, Australian Open, kanë dhuruar spektakël. Në fushën e tenisit Rod Laver Arena, Roger Federer ia ka dalë ta sigurojë gjysmëfinalen, pasi e mundi rusin Nikolay Davydenko, pas katër setesh lojë.

Tenisti rus luajti mirë dhe edhe pse humbi, nuk u korit. Në gjysmëfinale, zvicerani Federer do të luajë kundër francezit Jo-Wilfred Tsonga, që në çerekfinalen e fundit e eliminoi serbin Novak Djokovic, pas pesë setesh, 3-2, edhe pse serbi ishte në avantazh prej 2-1 në sete, në meçin dramatik.

Ndërkaq, në konkurrencën e femrave, në gjysmëfinale shkoi Serena Williams, që e mposhti rusen Azarenka. Kurse, motra e madhe e Serenas, Venus, u befasua nga kinezja Li, që shkoi përpara.

Meshkujt
Federer-Davydenko 2-6, 6-3, 6-0, 7-5
Djokovic-Tsonga 6-7, 7-6, 6-1, 3-6, 1-6

Femrat
Li-V. Williams 2-6, 7-6, 7-5
S. Williams-Azarenka 4-6, 7-6, 6-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›