E Diel, 1 Nëntor 2026

Federer, pa problem

Tenisti numër një në botë, Roger Federer ishte në top-formë dhe eliminoi Albert Montanesin, për të kaluar në rrethin e katërt në Australian Open. Tre herë kampioni dominoi përball kundërshtarit spanjoll, të cilin e mposhti 6-3, 6-4, 6-4. Ylli zviceran, tani do të takohet me australianin Lleyton Hewitt, i cili ishte dukë udhëhequr 6-0, 4-2 kundër Marcos Baghdatis, kur qiprioti u tërhoq.

Novak Djokovic, Nikolay Davydenko dhe Jo-Wilfried Tsonga, po ashtu, kanë kaluar në rrethin e katërt. Te femrat, kampionia Serena Williams fitoi kundër Carla Suarez-Navarro 6-0, 6-3 dhe kaloi në rrethin e katërt. Motra e saj, Venus e mposhti Casey Dellacquan 6-1, 7-6. Bartëset Caroline Wozniacki, Victoria Azarenka dhe Vera Zvonareva të gjitha fituan në dy sete.

Meshkujt:

Tsonga - Haas 6-4, 3-6, 6-1, 7-5
Almagro - Falla 6-4, 6-3, 6-4
Federer - Montanes 6-3, 6-4, 6-4
Hewitt - Baghdatis 6-0, 4-2 (dorëzim)
Verdasco - Koubek 6-1, 0-0 (dorëzim)
Davydenko - Mónaco 6-0, 6-3, 6-4
Djokovic - Istomin 6-1, 6-1, 6-2

Femrat:

Schiavone - Radwanska 6-2, 6-2
Li - Hantuchová 7-5, 3-6, 6-2
Wozniacki - Peer 6-4, 6-0
Azarenka - Garbin 6-0, 6-2
Zvonareva - Dulko 6-1, 7-5
Stosur - Brianti 6-4, 6-1
S. Williams - Suárez 6-0, 6-3
V. Williams - Dellacqua 6-1, 7-6

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›