E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yamaha frikësohet për Rossin në Ferrari

Yamaha është e brengosur se mund ta humbë Valentino Rossin për Formula 1, pasi kampioni i botës në MotoGP ka shënuar kohë të mira, gjatë testit në Ferrari, gjatë javës.

“Duhet të jem i brengosur rreth këtyre rezultateve të shkëlqyeshme, sepse Valentino mund të ketë dëshirë të ndërrojë sportin”, tha menaxheri i ekipit të Yamahas, Davide Brivio, për të përditshmen sportive italiane La Gazzetta dello Sport.

“Rreziku më i madh është Ferrari”, shtoi ai. Rossi kompletoi më tepër se 600 kilometra me bolidin e Ferrarit, të enjten në pistën e Katalunisë dhe përfundoi me kohën më të mirë prej një minutë e 21.900 sekonda.

Xhiro më e shpejtë nga gara e vitit të kaluar ishte 1:22.762 e shënuar nga braziliani Rubens Barrichello, ndërsa koha e pozitës së parë shartuese të Jenson Button ishte 1:20.527.

Ferrari ishte munduar ta angazhojë Rossin në të kaluarën, ndërsa shefi i ekipit Stefano Domenicali kishte thënë javën e kaluar se do të përcjellë dispozicionin e italianit, nëse në të ardhmen do të mund të garojnë me tre bolide në Formula 1. Kontrata e Rossit më Yamaha skadon në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›