E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feinstein: Të burgosurit e Guantanamos, tani kundër SHBA

Uashington, 11 janar, NOA - Disa nga të
burgosurit që janë liruar prej burgut të  Guantanamos, janë kthyer për të luftuar kundër
interesave të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve amerikanë. Një fakt të tillë
e ka bërë me dije senatorja amerikane, Diane Feinstein, sipas të cilës disa nga
të burgosurit, që janë liruar nga burgu Guantanamo, janë kthyer për të luftuar
kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të tyre. 

Feinstein, e cila mban në të njëjtën kohë edhe
postin e kryesueses së Komitetit të Senatit për Inteligjencë, ka deklaruar se nëse
kombinohen të dyshuarit dhe të konfirmuarit, numri arrin në 74 të burgosur të
cilët janë kthyer në luftë.
Ajo theksoi se afro një e treta e këtyre ish-të burgosurve në Guantanamo, që
kanë vazhduar të luftojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara, janë nga
Jemeni, që është një pikë e re e fokusimit të luftës së Shteteve të Bashkuara
kundër terrorizmit.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›