Feith Bisedimet mes dy shteteve sovrane

Shefi i Zyrës Civili Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith ka mirëpritur fillimin e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, të cilat sipas tij po zhvillohen mes dy shteteve të pavarura. Gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit Amerikan në Prishtinë, Feith tha se palët do të diskutojnë për çështje praktike.
“Qeveria e re do të këtë mundësinë që të zhvilloj një dialog të sigurt, të respektueshëm dhe konstruktiv me Serbinë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane .Pra, palët do të diskutojnë si dy shtete të pavarura dhe sovrane dhe do të kenë mundësi të identifikojnë dhe të zgjidhin çështjet praktike, në të mirë të të dy vendeve. Mendoj që është shumë e qartë se këto bisedime nuk do të fokusohen për statusin. Tërësia territoriale e Kosovës nuk do të jetë temë që mund të hapet gjatë këtyre bisedimeve. Në këto bisedime do të mund të bisedohet për dokumentet e udhëtimit, telekomunikimet, energjetikën dhe personat e pagjetur”, tha Pieter Feith , Shef i ICO-së në Kosovë.
Feith tha se pret që gjatë bisedimeve në Bruksel palët të flasin edhe për problemin e Mitrovicës, por mbi bazën e propozimit të Martti Ahtisaarit. Sipas tij, delegacioni i Kosovës duhet të insistojë në shtrirjen e rendit dhe ligjit, rihapjen e pikave kufitare dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në veri të Mitrovicës.
“Unë mendoj që Mitrovica duhet të jetë pjesë e këtyre bisedimeve me Serbinë, si pjesë përmbushjes së pakos së Ahtisarit. Mendoj së kjo do të jetë pozitive dhe pres që delegacioni kosovare të insistoj për vendoset sundimi i ligjit në veri, të rihapen pikat doganore atje për mbledhur të hyra për buxhetin e Kosovës si dhe për krijimin e një ambienti më të mirë për investime nga Qeveria e Kosovës që do të ndikonte në përmirësimin e kushtet socio-ekonomike të qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë”, tha Feith.
Faith duke përjashtuar mundësinë që gjatë këtyre bisedimeve të diskutohet për ndarjen e Kosovës tha se beson se nga këto bisedime do të kenë përfitime si Serbia ashtu edhe Kosova.
Sala Mustafa