E Diel, 1 Nëntor 2026

Shprese per marreveshje mbyllet raundi i pare per bisedime

Përfundon takimi i parë i dialogut Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian në Bruksel. Progres, tema te hapura per dialogun teknik qe do te vazhdoje, por pa marreveshje. Ky eshte rezultati i bisedimeve midis delegacioneve që kryesohen nga Edita Tahiri, zëvendëskryeministre e Kosovës dhe Borko Stefanovic drejtor politik, në ministrinë e jashtme të Serbisë.

Pavaresisht deklaratave para takimit, problemi i statusit nuk eshte permendur, gje qe ka lejuar qe bisedimet t'i permbahen programit dhe shume problemeve te karakterit teknik e me gjere, qe mbeten per t'u zgjidhur mes dy shteteve fqinje, qe te dyja ne rrugen e integrimit evropian.

"Mund tju them si konkluzion se ka patur ide shumë të mira, kemi bërë një progres, po natyrisht, këto cështje kërkojnë adresim të mëtej. Kemi ardhur të gjejmë marrëveshje për cështje praktike, fakti se nuk kemi mbëritur në atë stad, unë mund të them vetëm që ka pasur progres dhe palët kanë qenë të interesuara për gjetjen e një zgjidhjeje", bëri të ditur Edita Tahiri, Zevendeskryeministre e Kosoves.

"Mendoj se ishim me te suksesshem se dje, qe do te thote se jemi duke punuar per te tajkaluar dallimet qe kemi per keto çeshtje. Keshtu do te vazhdojme edhe ne takimin tjeter te radhes. Kemi te bejme me gjera konkrete dhe do te flasim per zgjidhjen e tyre ne praktike. Unë do të njofton vendin tim për propozimet e pales tjeter per te pare kapacitetet qe kemi per t'i zgjidhur ato. Keto probleme lidhen me nxitjen qe duam t'i japim Ballkanit Perendimor drejt integrimit evropian", tha Borko Stefanoviç, Ministria e Jashtme e Serbise.

Ky takim i pare, siç ishte kerkuar edhe nga BE dhe SHBA, ishte ne te vertete fillimi i dialogut, qe do te çoje ne zgjidhjen e shume problemeve ne dobi te qytetareve te Kosoves. Diplomatet nga Serbia dhe Kosova do të  takohen shpesh këtë vit në Bruksel, ndërsa dhe negociatorët shprehen se shpresojnë të shohin rezultatet e para vitin që vjen. Për Prishtinën kurorëzimi i sukseshëm i këtyre bisedimeve është njohja e pavarësisë që Beogradi e kundërshton me forcë. Takimi i radhes do te mbahet perseri ne Bruksel pas dy ose tri javesh.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›