E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Korces apel qeverise Largoni Ikonomun

Këshilli bashkiak i Korçës ka nxjerrë një deklaratë ku i kërkon qeverisë shqiptare dhe asaj greke zëvendësimin e konsullit grek të Korçës Thoedhoros Ikonomu pas deklaratave të tij në 20–vjetorin e “Omonias”. Qëndrimi i këshillit bashkiak, siç u theksua edhe nga vete këshilltarët,është i vonuar,pasi u mendua se situata do të zgjidhej në rrugë diplomatike nga qeveritë përkatëse.

Por kthimi i tij një ditë më parë në konsullatë duket se ka qënë irrituese për banorët e Korçës dhe përfaqësuesit e tyre në këshillin bashkiak. Përsa kohë media ka qenë e pranishme mbledhjen e këshillit bashkiak deklarata as nuk u lexua dhe as nuk u votua nga këshilltarët nën pretekstin e përfaqësimit të forcave politike të caktuara.

Hartimi dhe miratimi i kësaj deklarate nuk ishte gjë e lehtë, më shumë ishte një veprim i ndërmarrë nën presionin e  banorëve të qytetit, të cilët  kanë më se një muaj që presin që njerëzit që ju kanë dhënë votën të reagojnë në mbrojtje të interesave të vendit.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›