Feith: Gati krijimi i katër komunave të reja
Në bazë përgjegjësive të tij sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin, Feith ka konstatuar se përgatitjet në komunat e reja: Graçanicë, Kllokot-Vërbovc, Ranillug dhe komunën e zgjeruar të Novobërdës do të jenë kryer, thuhet në një njoftim për media.
“Sot e kam informuar Presidentin e Republikës së Kosovës se në këto tri komuna të reja dhe në një komunë të zgjeruar, përgatitjet do të jenë kryer, ashtu që ato do të jenë funksionale pas zgjedhjeve të 15 nëntorit 2009”, ka thënë me këtë rast Feith.
Themelimi i këtyre komunave të reja - sipas tij - është një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e të drejtave për komunitetin serb të Kosovës dhe integrimin e tyre në një sistem të vetëm të qeverisjes lokale në Kosovë.
“Këto komuna do të gëzojnë kompetenca të njëjta si të gjitha komunat e tjera në Kosovë, dhe do të marrin përsipër disa kompetenca të zgjeruara përfshirë këtu mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe emërimin e komandantëve lokalë të policisë”, ka shpjeguar ai.
“Shpresoj që qytetarët e këtyre komunave të reja do ta marrin të ardhmen e tyre në duart e veta dhe do të dalin në votime më 15 nëntor 2009. Kjo është mënyra më e mirë për të fuqizuar komunitetin tuaj. Gjithashtu, theksoj se atje ku përgatitjet për themelimin e komunave të reja nuk janë avancuar, natyrisht, qytetarët do të mund të votojnë në komunat e tyre ekzistuese më 15 nëntor të këtij viti. Askush nuk do ta humb të drejtën e vet për të votuar”, ka shtuar Feith.
Feith po ashtu është shprehur se, pret përparim të mëtejmë në vazhdimin e procesit të decentralizimit në Partesh dhe në Mitrovicën Veriore ku, siç ka thënë ai, “për shkak të shkallës së përgatitjeve, e kuptoj që në bazë të ligjit, zgjedhjet do të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj pas 16 nëntorit 2009”. (telegrafi/start)