Kryetari i Këshillit të Palestinës telegram Topallit
Kryetari i Senatit të Çekisë, Premysl Sobotka, në letrën e tij i shpreh Kryetares Topalli përgëzimet në emër edhe të anëtarëve të Senatit çek dhe i uron sukses "në performancën tuaj në detyrat që lidhen me këtë post të lartë e me përgjegjësi".
Ndërkohë, z. Sobotka shpreh bindjen se "marrëdhëniet mes dy institucioneve tona ligjvënëse do të vazhdojnë të rriten në të ardhmen në frymën e miqësisë". Ndërsa Kryetari i Këshillit Kombëtar të Palestinës, Salim Al-Zaanoon, përmes një letre, i shpreh Kryetares së Kuvendit konsideratat më të larta dhe urimet më të sinqerta për zgjedhjen për herë të dytë në këtë post.
"Ky është një tregues që fakton besueshmërinë e lartë që ju gëzoni", shkruan z. Al-Zaanoon, i cili beson se "ky është gjithashtu një rast i mirë për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe midis parlamentit tuaj dhe Këshillit Kombëtar të Palestinës, marrëdhënie të cilat e kanë bazën në lidhjet tona miqësore që ekzistojnë me Republikën e Shqipërisë, Qeverinë, popullin dhe Parlamentin e saj".
Një letër urimi i ka ardhur Kryetares së Kuvendit edhe nga Unioni i Bashkësive Shqiptare në Kroaci, ku ndër të tjera shprehet bindja se "Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin Tuaj, do të realizojë qëllimin madhor, anëtarësimin e Shqipërisë në BE." Jozefina Topalli u rizgjodh për të dytën herë në krye të parlamentit shqiptar në seancën plenare të 8 shtatorit. Ajo është e para grua që e drejton këtë institucion në historinë e parlamentarizmit shqiptar.