E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Vlorës: Asnjë regjistrim me mesatare nën 6

Burime zyrtare nga rektorati bënë të ditur se, "kandidatët me mesatare nën notën 6, përbëjnë rreth 25-30%  të të rinjve dhe të rejave  që rezultojnë fitues në listat e shpallura, të cilët pritet të ndjekin programet e studimit që ofrohen në Universitetin e Vlorës. "Sipas të njëjtave burime, rregjistrimet për 2900 të rinjtë që rezultojnë fitues do të mbyllen në datën 20 shtator.

Në Universitetin “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës, ofrohen aktualisht 21 programe studimi, ndërkohë që, për vitin e ri akademik ky numër pritet të shtohet edhe me disa të tjera,si diplomë e integruar në inxhinieri elektrike dhe financë, diploma të nivelit të parë në fizikë, kimi, biologji,  etj.

Programet e reja, u shtohen atyre që janë miratuar gjatë më shumë se një viti në këtë universitet, ku përfshihet edhe ai i doktoraturës, në matematikë.  Në Universitetin “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës, studjojnë aktualisht rreth 15000 të rinj e të reja. Pak muaj më parë, Universiteti i Vlorës, nënshkroi një marrëveshje me Universitetin e Clausthal(Gjermani), ku parashikohet vendosja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, si dhe dërgimi, çdo vit për studime i një kontigjenti studentësh vlonjatë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›