E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Sanino: Duhet pogres në reforma

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim, të Komisionit Evropian, Stefano Sanino deklaroi se Maqedonia ka shënuar progres në harmonizimin e legjislacionit të vendit më atë të Bashkimit Evropian.
Sipas tij, Maqedonia duhet të vazhdojë të punojë në reformimin e administratës, sistemin e jurisprudencës, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin si dhe lirinë e shprehjes së medieve.
“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë kaluan mirë. Ka bashkëpunim ndërmjet faktorëve politik dhe bojkoti i Parlamentit është pas nesh, ndërsa viti 2011 është vit i rëndësishëm për Maqedoninë, por edhe për integrimin e vendeve nga rajoni, siç janë Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia”, ka theksuar Sanino.
Gjatë takimeve me kreun shtetëror të Maqedonisë Sanino është përqendruar në çështjen për kontestin me emrin me Greqinë dhe në aspektet e çështjeve të cilat duhet të avancohen në pajtim me standardet evropiane, përkatësisht rekomandimet nga Raporti i fundit i KE-së.
Vizita treditore e Saninos është në kontekst të njohjes me përbërjen e re të Parlamentit pas zgjedhjeve të parakohshme në qershor të këtij viti dhe është në funksion të përgatitjeve përfundimtare për raportin e përparimit të Maqedonisë, të cilin Komisioni Evropian duhet të publikojë në vjeshtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›