Vizat, Rusia hakmerret ndaj SHBA-ve

Rusia planifikon të vendosë një numër zyrtarësh amerikanë në listën e zezë të vizave, në përgjigje të kufizimeve të udhëtimit që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur për autoritetet ruse, që dyshohet të jenë përgjegjëse për vdekjen e avokatit Sergei Magnicki.
Zëdhënësja e Kremlinit, Natalia Timakova, tha se masat hakmarrëse u urdhëruan nga vetë presidenti Dimitri Medvedev.
Magnicki vdiq në një burg të Moskës në vitin 2009, pasi ishte arrestuar në lidhje me një rast mashtrimi.
Përkrahësit thonë se shëndeti i tij është lënë qëllimisht pas dore, në përpjekje për të heshtur avokatin që kishte akuzuar disa zyrtarë rusë për keqpërdorim të taksave.