‘Tekat e motit’, flokë bore në Korcë
KORCË- Ndryshimet e hërëpas-hershme të borës janë ndjerë më së shumti në qytetin e Korcës, ku pas disa ditëve me mot të paqëndrueshëm mes kohës me diell dhe reshjeve të shiut, sot qyteti juglindor është zgjuar i zbardhur nga bora.
Ndonëse jemi thuajse në mesin e muajit prill, trashësia e borës në qytet arrinte deri në 4 centimetra, teksa reshjet kanë vijuar gjatë natës. Reshjet e borës nisën fillimisht dje në zonat më të thella malore të Korcës, kryesisht në Voskopojë dhe Dardhë, ndërsa sot vijuan edhe në qytet.
Pavarësisht se orët e fundit në pjesën më të madhe të vendit ka patur përmirësim të motit ndonëse me rënie temperaturash, reshjet e borës kanë përfshirë dhe zonat më të thella malore kryesisht në veri të vendit, ku më tepër janë regjistruar në qarkun e Dibrës.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)