Gabimisht në burg për vrasje, kosovari kërkon 100.000 euro dëmshpërblim
Tiranë- Shteti shqiptar është paditur nga shtetasi kosovar që qëndroi padrejtësisht në paraburgim për dy muaj si i dyshuar për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj.
Nexhat Mulaj, 28-vjeç, ka kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për shkak të dëmeve të medha që i ka shkaktuar arrestimi i padrejtë për një krim të pakryer prej tij.
Në padinë e tij, tashmë në duart e gjykatës, Mulaj ka shprehur se për shkak të paaftësisë së policisë bashkëshortja e tij ka humbur fëmijen teksa e ëma ka pësuar infarkt.
Mulaj aktualisht gjendet në Kosovë, teksa vrasësi i vërtetë i Rrapo Sinanajt dhe i arketares së vrarë pak jave më parë në NGB bank, Viktor Gushi është arrestuar dhe ka pranuar akzuat. Mulaj u lirua dy muaj pas arrestimit pasi nuk u vërtetuan akuzat mbi të pasi i vetmi faj ishte se kishte kaluar në kohen dhe vendin e gabuar pranë argjendarisë së Sinanajt.
Shkrime të tjera me interes:
- 22 milionë dollarë dëmshpërblim për njeriun “e harruar” në burg Edhe sistemi gjyqësor amerikan, i cilësuar si ndër më perfektët...
- 16.000 euro në vit vetëm për sms, shtrohet në psikiatri Jeni të varur nga telefoni? Ju pëlqen që të dërgoni...
- Krimi në Durrës, vrau xhaxhain për 3.000 euro Durrës- Policia e Durrësit ka deklaruar se 34-vjeçari që u...